Milazim Krasniqi: Për keqardhje që Meta përfundoi karrierën si përçarës

Milazim Krasniqi: Për keqardhje që Meta përfundoi karrierën si përçarës

Ilir Meta mund të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë, që kur vendi rrëzoi komunizimin. Çështja e shkarkimit të tij pritet të finalizohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka afat tre muaj për shqyrtimin e kësaj lënde. Njohësi i çështjeve politike dhe profesori i njohur, Milazim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress tha […]

Sipas Krasniqit, Meta bëri gabime të njëpasnjëshme, të cilat i kushtuan sot. 104 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan nismën për shkarkimin e presidentit shqiptar, 7 të tjerë ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

“Mendoj që Ilir Meta vërtet nuk ëshë sjell si president, sepse i kanë mbetur aksionet në partinë e tij, në LSI dhe gruaja e tij ka qenë kryetare e partisë. Ai është sjell si patron i partisë dhe ky është një përfundim fatkeq dhe është për keqardhje që Meta nuk e ka shfrytëzuar rastin si një politikan me kontribute reale në skenën politike që ta përfundonte karrierën politike si një president që do të mbahej mend si faktor unitet dhe jo si faktor përçarës”, ka thënë Krasniqi.

Profesori universitar për KosovaPress tha po ashtu se Edi Rama si politikan makiavelist shfrytëzoi situatën që krijoi vetë Meta me veprimet e tij, të pamenduara mirë.

Në gjithë këtë proces, Meta është humbësi i vetëm, thotë Krasniqi.

“Unë besoj se Edi Rama ka pozitë jashtëzakonisht të fortë edhe me mandatin e tretë që ka fituar, ka përkrahje ndërkombëtare dhe në këtë aspekt dobësimi i Metës është evident. Kështu që në momentin që po flasim, nuk ka kalkulime se Meta mund të shkaktojë trazira apo ka për të bërë ndonjë gjë. Varet se si do të sillet PD-ja e Shqipërisë, por edhe ajo është para procesit zgjedhor, të cilin e ka me datën 13. Nuk besoj se ajo do t’i bashkohej ndonjë kauze të Metës për destablizim. Nga ajo që po them, momentalisht shihet se Meta do të bëjë zhurmë në media, të përpiqet ta hestirizojë publikun, por në esencë nuk ka fuqi për të bërë ndonjë gjë, sepse partia e tij është dobësuar jashtë mase. Ndërsa, Edi Rama është në kulmin e fuqisë së vetë politike”, deklaroi ai.

Ilir Meta u shkarkua sot për shkelje të rënda të Kushtetutës, të cilat u konkluduan nga raporti i Komisionit Hetimor, të inicuar nga socialistët. Sipas të njëjtit Komision, Meta bëri shkelje të 17 neneve.

Kushtetuta parasheh që vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Metës t’i dërgohet Gjykatës Kushtetutese, e cila do ta japë verdiktin për këtë çështje.

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk është paraqitur në asnjë prej seancave të Komisionit Hetimor, pavarësisht thirrjeve që iu bënë nga deputetët e PS-së. Madje, ai deklaroi se nuk do të njoh asnjë veprimtari të një kuvendi ‘njëpartiak’ dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që është pjesë kyçe e procesit të shkarkimit të presidentit, pas një krize të gjatë mosfunksionimi, ka filluar punën në janar të këtij viti, ndonëse ende nuk është e kompletuar plotësisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?