Miftaraj: I propozuari i VV-së Zogaj me konflikt interesi, VV ndryshoi për 30 ditë në pushtet

Drejtori i KDI-së, Ehat Miftaraj, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se kryetari për Provim të Jurisprudencës është në konflikt interesi. Miftaraj shkruan se z. Zogaj i ka pasur pesë pozita me pozitën e propozuar nga znj. Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë. “Nuk ka ndryshu ligji, nuk kanë ndryshu rrethanat, ka ndryshu […]
Miftaraj shkruan se z. Zogaj i ka pasur pesë pozita me pozitën e propozuar nga znj. Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë.
“Nuk ka ndryshu ligji, nuk kanë ndryshu rrethanat, ka ndryshu Albulena dhe VV.” – shkruan z. Miftaraj, përcjell Periskopi.
“Pushteti dikë e ndryshon pas 4 ose 5 viteve. VV dhe Albulenën e ka ndryshu pas 30 ditëve.” – shton më tej ai.
Statusi i plotë:
Albert Zogaj ështe në konflikt interesi per provim te jurisprudences!
I ka pas pese pozita me kete qe e ka propozu Albulena Haxhiu!
- Gjykates ne Gjykate Supreme;
- Anëtar i Keshillit Gjyqesor te Kosoves;
- Jep mesim ne nje universitet privat;
- Kur u propozu per kete pozite, ka pas kontrate me nje OJQ;
- U propozu kryetar i komisionit.
Ka edhe pozita tjera brenda sistemit gjyqesor, por Albulena me keshilltaret e saj, spo dojne me i pa.
Nuk ka ndryshu ligji, nuk kane ndryshu rrethanat, ka ndryshu Albulena dhe VV.
Pushteti dikend e ndryshon pas 4 ose 5 viteve. VV dhe Albulenen e ka ndryshu pas 30 diteve.
P.S. VV dhe Albulene lexone komunikaten e leshuar nga Levizja VV me date 20 mars 2019, lidhur me reagimin mbi qendrimin e Zyres se Kryeprokurorit te Shtetit.












