‘Me ty Kryetar’: Hoxhajt i vjen një mbështetje për kandidaturën nga vendi i lindjes

Sekretari organizativ dhe asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Suharekë, Dardan Berisha ka thënë se e mbështet për kryetar të partisë Enver Hoxhaj, pasi sipas tij është i vetmi që e ruan unitetin brenda PDK’së. Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, […]

Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën zyrtare, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të jetë kundërkandidati i tij.

Ndërkaq afati i fundit për deponim të shpalljeve të kandidaturave për kryetar të PDK’së, është data 1 korrik.

Mirëpo edhe pse Enver Hoxhaj deri tani nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të parin e partisë, për të ka ardhur një mbështetje nga qyteti i lindjes, Suhareka.

Sekretari organizativ dhe asambleisti i PDK’së në Suharekë, Dardan Berisha ka dalë publikisht në mbështetje të Enver Hoxhajt.

Metro ka pyetur Berishën se a është ky qëndrim zyrtar i degës, apo qëndrim personal.

“Kam qëndrim personal si anëtar i Kuvendit që do të mbahet ditën e shtunë me 3 korrik. Dega nuk ka marrë ndonjë qëndrim lidhur me kandidatët për kryetar”, ka thënë Berisha për Metron.

Tutje ai ka thënë se është për unitet brenda PDK’së, derisa ka treguar se cili është personi që do ta ruante këtë unitet.

“Ne si degë jemi për unitet për brenda PDK’së dhe këtë unitet e ruan më së miri vetëm Enver Hoxhaj”, ka thënë shkurt Berisha.

Më poshtë keni edhe fotografinë e publikuar nga ai në mbështetje të Hoxhajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?