Me çka e lidhin analistët kërcënimin e djeshëm të Bidenit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit Perëndimor që nuk i respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor. Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë […]
Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.
Ndërkohë, për Periskopin kanë folur njohës të çështjeve politike. Opinionisti, Halil Matoshi dhe politologu, Shkodran Ramandani kanë komentuar urdhërin e Biden.
Matoshi ka thënë për Periskopin se urdhri i Biden vjen pas reagimeve të djeshme të anëtarit serbë të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë.
“Reagimet e djeshme të zyrtarëve serbë në Republika Srpska (Dodik) dhe Serbi (Vučić, Vulin e Diković) pas konfirmimit të denimit me burg të përjetshëm të kriminelit të luftës Ratko Mladić, si dhe qarkullimi i dendun i Non-Paper-ve, janë sinjale se ka tendenca për cenimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor (që prek sigurinë nacionale të ShBA-së) si dhe përpjekje për revidim ose shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare, dorëzan i të cilave ishte Amerika që nga Konferenca e Londrës, 1995, Dayton 1996 deri tek Rezoluta 1244 që e mandaton NATO-n (KFOR-in) të vendos paqen në Kosovë, pasta Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës si dhe aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, u aktivizu ky urdhër ekzekutiv (i amandanentuar) i Presidentit Biden.”, ka thënë ai.
Sipas Matoshit, Amerika do të sanksionojë këdo që cënon stabilitetin në integritetin territoral në Ballkan.
“Urdhëri sanksionon të gjithë akterët ballkanikë qe cënojnë stabilitetin dhe integritetin territorial të shteteve, veçmas siguron kufijtë e Bosnjës dhe të Kosovës. Pra do të sanksionohen liderët që angazhohen për ndërrim kufijsh në rajon!? Rezoluta 1244 përmendet në aspektin e Sigurisë (mandati i KFOR-it) ndërsa Pakoja Ahtisaari dhe vetdikti i GjND nuk ishin në dorëzani të ShBA-së. Natyrisht se edhe liderët e korruptuar te rajonit janë subjekte të sanksionimit.”, ka theksuar Matoshi.
E njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, për Periskopin ka thënë se urdhëri i Biden është kundërpërgjigje për “Non-paper” që kanë qarkulluar kohëve të fundit, e në të cilat flitet për rikonstrukturim të territoreve.
“Ky vendim është konfirmimi i vendimit të para disa ditësh të Sali Berishës, nën një. Nën dy, është paralajmërim dhe kërcënim për politikanët të tipi si Milorad Dodik dhe e treta është një kundërpërgjigje për “Non-paper” të javëve të fundit që kanë qarkulluar për një riorganizim të mirëfilltë të territoreve dhe kufijve në Ballkan”, ka thënë ai.
Mirëpo, politologu Ramadani thekson se urdhëri i Biden nuk e ndalon një shkëmbi të territoreve sepse, sipas tij kjo nuk ndalohet nëse palët kanë vullnet.
“Gjithsesi, unë nuk besoj që kjo e ndalon idenë e shkëmbimit të territoreve për shkak se çka ndalohet në dokumentin e Biden janë dy gjëra; është ndryshimi i kufijve dhe territoreve përmes veprimeve të një anëshme, pra nuk përjashtohet marrëveshja, sepse marrëveshja nuk llogaritet cenimin territorial i një shtetit por afirmim i dëshirës së tyre dhe e dyta; ndalon ndryshimin e territoreve në mënyrë masive të gjitha shtetet në Ballkan. Pra është kundërpërgjigje për “Non-paper””, ka thënë Ramadani për Periskopin.
Ndryshe, Joe Biden, në komunikatën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhe përmend me rend marrëveshjet të cilat duhet të respektohen.
“Unë Joe Biden përmes këtij urdhëri zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke gjetur se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Perëndimin Ballkani, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në komunikatën e Administratës Amerikane.
Njoftimin e plotë mund ta lexoni në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë duke klikuar KËTU./Periskopi/












