Mbi 60 punonjës shëndetësorë humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë, familjet e tyre pa përkujdesje nga shteti

Mbi 60 punonjës shëndetësorë humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë, familjet e tyre pa përkujdesje nga shteti

Rreth 60 punonjës shëndetësorë, prej tyre 18 mjekë, kanë humbur jetën gjatë luftës me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Ata humbën betejën me sëmundjen derisa ishin në krye të detyrës, por familjet e tyre nuk kanë pranuar ndonjë ndihmë nga shteti. Sipas të dhënave që ka Oda e Mjekëve të Kosovës, tri nga 18 familjet e […]

Rreth 60 punonjës shëndetësorë, prej tyre 18 mjekë, kanë humbur jetën gjatë luftës me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Ata humbën betejën me sëmundjen derisa ishin në krye të detyrës, por familjet e tyre nuk kanë pranuar ndonjë ndihmë nga shteti.

Sipas të dhënave që ka Oda e Mjekëve të Kosovës, tri nga 18 familjet e mjekëve të cilën kanë vdekur nga COVID-19, kanë fëmijë të mitur, pra nën moshën 18 vjeçare dhe janë në gjendje më të rëndë financiare.

“Dy-tri herë jam kontaktuar nga këto familje të cilat, thënë kushtimisht kanë rënë në pozitën e lypësit, por që të interesohen se çka është duke ndodh pasi pozita e tyre nuk është e lakmueshme”, tha Sejdiu për RTV 21.

Oda e mjekëve të Kosovës secilës nga këto familje i ka ndihmuar me nga 1 mijë euro.

“Ne i kemi ndihmuar me një shumë financiare, nga 1 mijë euro, por ata kanë nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme”, ka thënë Sejdiu.

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë thënë po ashtu se një mbështetje e tillë duhet të ofrohet për familjet e punonjësve shëndetësor të cilët vdiqën në krye të detyrës.

“Realisht duhet ta kenë një mbështetje të tillë, sidomos ata fëmijë që janë nën 18 vjet. Punëtorë shëndetësor, pra të vijës shëndetësore, janë mbi 60 që e kanë humbur jetën gjatë pandemisë, e kemi bërë kërkesën që shteti ta realizoj përmes mekanizmave të vet, ose shkurt me ligj ta rregullojë”, thanë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë propozuar që familjeve të mjekëve që kanë humbur jetën tu vazhdohet paga bazë të cilën e kanë pasur mjekët.

“Ne kemi propozuar që rroga bazë e mjekut që është rreth 600 euro derisa të rregullohet përmes pensioneve. Bëhet fjalë për 6 mijë euro në muaj, e kjo është e barabartë me kabinetin e një zëvendësministri”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se ishte formuar një grup punues të cilët do të trajtonin çështjen e fëmijëve të mjekëve që kanë vdekur në krye të detyrës.

“Çuditërisht në momentin kur janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të reja, komisioni ka konstatuar, përkundër refuzimit tonë se nuk ka bazë ligjore”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?