Mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer në Kosovë, nuk tregohet numri i tyre

Mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer në Kosovë, nuk tregohet numri i tyre

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave të Pfizer kundër koronavirusit, nga kontrata e nënshkruar mes ministrisë dhe Pfizer-it. MSH, në njoftimin e tyre në ‘Facebook’, ka thënë se që nga 15 qershori ka filluar të zbatojë planin e ri në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim. Ky dikaster […]

MSH, në njoftimin e tyre në ‘Facebook’, ka thënë se që nga 15 qershori ka filluar të zbatojë planin e ri në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim. Ky dikaster nuk ka bërë të ditur numrin e vaksinave të sjella në Kosovë.

“Nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi  65 vjeç, më 15 Qershor kemi filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë”, thuhet tutje në njoftim.

Ata thonë se synojnë vaksinimin e 60% të qytetarëve përbrenda këtij të vitit për imunizimin nga Covid-19.

“Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer,  vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Sot ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer

Sot kanë mbrritur në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer nga Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me prodhuesin Pfizer.

Nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi  65 vjeç, më 15 Qershor kemi filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë.

Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer,  vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

Vaksinimi po organizohet dhe po kryhet në përputhje me Planin e vaksinimit, pra orarin e shpërndarjes së vaksinave, numrin e qytetarëve të kualifikuar në grupet me përparësi sipas fazave të vaksinimit, dhe aspektet logjistike të zinxhirit të ftohtë, në përputhje me kushtet e transportit dhe ruajtjes së vaksinave.

Për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.

Megjithatë edhe pas sigurimit të tyre, ne do të duhet t’i respektojmë në mënyrë strikte masat parandaluese, që janë distanca fizike, mbajtja e maskës, ajrosja e hapësirave të mbyllura, dhe higjiena e duarve, e cila duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit.

Vetëm #Bashkëiadalim 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?