Matoshi: Kurti nuk ka nevojë me zvarrit dialogun, që militantët me thënë ‘bravo nuk po lëshon pe’

Analisti Halil Matoshi, ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit gjatë takimit të djeshëm me Vuçiqin në Bruksel, por edhe angazhimin e tij në dialog që do sillte një marrëveshje për Kosovën. Matoshi, tha se Albin Kurti duhet të nxjerr më të mirën në dialog, e që është në interest ë Kosovës, e që ajo është […]

Analisti Halil Matoshi, ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit gjatë takimit të djeshëm me Vuçiqin në Bruksel, por edhe angazhimin e tij në dialog që do sillte një marrëveshje për Kosovën.

Matoshi, tha se Albin Kurti duhet të nxjerr më të mirën në dialog, e që është në interest ë Kosovës, e që ajo është njohja nga Serbia, pastaj bëhet vendosja e kushteve.

Ai shtoi se Kurti nuk ka nevojë të dëshmojë patriotizëm ndaj Vuçiqit, as të qes kushte të reja, e as të përplaset me të.

“Albin Kurti si burrështeti nuk ka nevojë me:

– dëshmu patriotizëm ndaj Vučić-it, as për përdorim të brendshëm zgjedhor;

– me qitë kushte të reja për dialog sepse kornizat i ka vu BE;

– me u përplasë me Vučić-in, sepse në diplomaci përplasja âsht mungesë argumentesh ose manifestim arrogance;

– me u thirrë në parime, sepse patimet janë shkelë që kur Kurti e rrotulloi tezën “Jo negociata -Vetëvendosje”, dhe pranoi me e taku Vučić-in pa kërku falje për krimet e luftës dhe pa gjetjën e të zhdukunve;

– nuk ka pse me u marr me Veljko Odalović-in, që âsht nivel shumë i ultë në kierarkinë e estabilishmentit fashist serb, kur e ka Vučić-in përballë;

– dhe nuk ka nevojë me u qëndru besnik parullave populliste sa ishte në opozitë!’’, shkroi Matoshi.

Tutje ai tha se Kurti duhet të marrë vendime të vështira dhe jo të zvarritë dialogun deri në zgjedhjet e reja.

Ky është postimi i plotë:

Kurti – jo drejt zgjidhjës por drejt zgjedhjeve!?

Albin Kurti si burrështeti, me legjitimitet të madh popullor, duhet me nxjerr ma t’mirën në dialog, në interes të Republikës së Kosovës – pra me mbrri Marrëveshje me Serbinë – njohjen.

Pastaj me i qitë kushtet e tij në tavolinë se çfarë marrdhaniesh dëshiron me shtetin fqinj si dhe me i zbatu zotimet e marruna ndërkombëtare, si Asiciacioni.

Për këtë âsht i mandatumë dhe me negociu marrëveshje ndërkombëtare âsht i autorizumë nga Kushtetuta e Kosovës tue auto në emēn të shtetit.

Albin Kurti si burrështeti nuk ka nevojë me:

– dëshmu patriotizëm ndaj Vučić-it, as për përdorim të brendshëm zgjedhor;

– me qitë kushte të reja për dialog sepse kornizat i ka vu BE;

– me u përplasë me Vučić-in, sepse në diplomaci përplasja âsht mungesë argumentesh ose manifestim arrogance;

– me u thirrë në parime, sepse patimet janë shkelë që kur Kurti e rrotulloi tezën “Jo negociata -Vetëvendosje”, dhe pranoi me e taku Vučić-in pa kërku falje për krimet e luftës dhe pa gjetjën e të zhdukunve;

– nuk ka pse me u marr me Veljko Odalović-in, që âsht nivel shumë i ultë në kierarkinë e estabilishmentit fashist serb, kur e ka Vučić-in përballë;

– dhe nuk ka nevojë me u qëndru besnik parullave populliste sa ishte në opozitë!

Kurti duhet me marr vendime të vështira konform me Interesat e shtetit, e jo me shku sa për me zvarritë dialogun deri në zgjedhjet e reja, që militantat e votuesit pa Raison d’Etat t’i thojnë: “Bravo, nuk po lshon pe!?”

Nuk âsht koha e kangëve të fshatit por e lidershipit të përgjegjshëm!’

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?