“Manifestimet e Vidovdanit duhet ndaluar – Nuk ka lidhje me liri fetare kjo aspak”

Profesori Kadri Metaj po vlerëson se manifestimet si ajo e Vidovdanit, mbajtur sot në Gazimestan, duhet ndaluar në mënyrë legjitime. Metaj përmend shumë arsye lidhur me këtë vendim që sipas tij do të ishte i duhur, meqë kremtet e tilla, riciklojnë dhunë dhe urrejtje ndërnacionale, njofton Klan Kosova. ”Vet fakti që [Sllobodan] Millosheviqi kishte organizuar […]
Metaj përmend shumë arsye lidhur me këtë vendim që sipas tij do të ishte i duhur, meqë kremtet e tilla, riciklojnë dhunë dhe urrejtje ndërnacionale, njofton Klan Kosova.
”Vet fakti që [Sllobodan] Millosheviqi kishte organizuar një miting të madh ku kishte paralajmëruar se do të merrnin pjesë një milion serb jep të drejtë legjitime klasës politike që manifestimet e tilla me i ndalu”.
”Përveç që lidhen për të pavërteta për mitin sepse ka dy lloje të miteve, ka mite si natyrë”.
”Besoj që manifestimet në Gazimestan, mund të ndalohen në mënyrë legjitime sepse reciklojnë dhunë, reciklojnë urrejtje ndërnacionale dhe është e mjaftueshme referenca e mitingut të viteve ’90-të e [Sllobodan] Millosheviqit për ta shpallë ngjarje”.
”Plus ngjarja e këtij viti, lidhet me pandeminë. Lidhet me masat – qe akoma unë sot, në fakultet kam shkuar me maskë në provime. Është krejt naivitet të mendosh që po lejojmë se bëhet fjalë për liri fetare”.












