Manastiri i Deçanit shumë aktiv në rrjete sociale: I tregon botës çka bënë të rinjtë serbë në Prizren

Çështja e Manastirit të Deçanit është bërë e rëndësishme prej që Europa Nostra e vendosi mes shtatë vendeve të kulturës më të rrezikuara në Evropë. Por, duket se “Manastiri i Deçanit” është mjaft aktiv në rrjete sociale. Kjo faqe ka shpërndarë për “Ditën e Refugjatëve” një postim ku tregon se 143 mijë serbë ishin mes […]
Por, duket se “Manastiri i Deçanit” është mjaft aktiv në rrjete sociale.
Kjo faqe ka shpërndarë për “Ditën e Refugjatëve” një postim ku tregon se 143 mijë serbë ishin mes personave që u detyruan ta braktisnin Kosovën pas luftës duke e denoncuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për një gjë të tillë, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, ata kanë ndarë një tjetër postim ku shfaqet videoja e disa fëmijëve të mbledhur afër rrënojave të një kishe në Prizren.
“Pavarësisht të gjitha telasheve, grupet e të rinjve të folklorit serb në Kosovë u mblodhën dhe u bënë qark afër rrënojave të kishës”. – shkruan Manastiri.
Videon në fjalë e keni më poshtë.
Despite all troubles #Kosovo #Serb folklore youth groups gathered at the Holy Archangels #Monastery near #Prizren today & encircled the ruins of the church dancing a kolo. In most difficult times our tradition, songs & dance have always helped us preserve our identity and culture pic.twitter.com/OHQMfDXV5e
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) June 20, 2021
Në përpjekjen për ta çlistuar Manastirin e Deçanit nga shtatë vendet më të rrezikuara të kulturës në Evropë për vitin 2020, kryeministri Kurti i ka dërguar edhe një letër Europa Nostrës.












