Luftë e Ftohtë e re? Liderët e NATO-s pajtohen që Kina paraqet rrezik për sigurinë

Liderët e NATO-s pritet të pajtohen që Kina paraqet rrezik për sigurinë në samitin e përvitshëm në Bruksel. Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i ShBA-ve, premtoi para takimit ku do të marrë pjesë edhe Joe Biden se Kina “do të jetë pjesë e komunikatës në mënyrën më të fuqishme që është parë deri tash”. […]
Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare i ShBA-ve, premtoi para takimit ku do të marrë pjesë edhe Joe Biden se Kina “do të jetë pjesë e komunikatës në mënyrën më të fuqishme që është parë deri tash”.
Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se NATO ka rol në zhvillimin e aftësive të përbashkëta ushtareke për t’ju përgjigjur Kinës, “përfshirë edhe sferën nukleare”.
Nato, e themeluar në vitin 1999 në fillim të luftës së ftohtë, u krijua si përgjigje ndaj Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, ndërsa Kina rrallë paraqiste shqetësim sigurie për anëtarët e saj, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Bideni po kërkon të formojë blloqe ndërkombëtare të kombeve demokratike për të vepruar si kundërpeshë e sistemit autoritar të Kinës dhe të kapaciteteve të rritura ushtarake dhe ekonomike të saj.
Sekretari gjeneral i Natos, Jens Stoltenberg deklaroi se ishte e rëndësishme të përfshihej Kina në çështje të rëndësishme si ndryshimet klimatike e kontrolli i armëve.












