Lufta e suxhukut: Pse Britania me BE-në po përlahen për suxhuk?

Salsiçet [Suxhuku] nga Britania e Madhe shpejt mund të ndalohet që të futet në Irlandën e Veriut. Problemi për banderolat – bashkë me hamburgerët dhe mishrat tjera të ftohta – është seksion nën marrëveshjen e Brexitit të quajtur Protokolli për Irlandën e Veriut, për të cilën kanë nënshkruar edhe Britania por edhe BE-ja. Shkaku i […]
Problemi për banderolat – bashkë me hamburgerët dhe mishrat tjera të ftohta – është seksion nën marrëveshjen e Brexitit të quajtur Protokolli për Irlandën e Veriut, për të cilën kanë nënshkruar edhe Britania por edhe BE-ja.
Shkaku i Brexitit, Britania e Madhe [Anglia, Skocia dhe Uellsi] nuk ndjekin më rregullat e BE-së. Sidoqoftë, Irlanda e Veriut e bën një gjë të tillë sepse ndan një pjesë të tokës kufitare me Republikën e Irlandës, e cila është pjesë e BE-së, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Sidoqoftë, një grejs-periudhë gjashtë-mujore ka qenë në fuqi prej muajit janar – e që nënkuptonte se rregullat nuk zbatoheshin.
Por, në fund të qershorit kjo grejs-periudhë merr fund.

Bisediemt se çfarë ndodh më pas do të mbahen mes Britanisë dhe BE-së prej sot, më 9 qershor e mkurërë.
Sekretari i Ambentit të Britanisë, George Eustice, tha që BE-ja duhej të shpjegonte pse shitja e salsiçeve në Irlandën e Veriut duhej të ndalohej.
Disa produkte ushqimore që mbërrijnë në Irlandën e Veriut nga Britania e Madhe – si mishi, qumështi, peshku dhe vezët – duhet të monitorohen që të sigurohet se po respektojnë standardet e BE-së.
Ato duhet të kalojnë përmes postit kufitar, ku kërkohen letrat por edhe bëhet inspeksion fizik. /Periskopi












