Limaj për propozimet e Kurtit: Çojnë në ‘status quo’

Limaj për propozimet e Kurtit: Çojnë në ‘status quo’

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për paraqitjen dhe kërkesat e Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, në takimin për procesin e dialogut më 15 qershor në Bruksel. Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se pikat që janë propozuar nga Kurti e dërgojnë Kosovën në ‘status quo’ dhe se dialogu mund të […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për paraqitjen dhe kërkesat e Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës, në takimin për procesin e dialogut më 15 qershor në Bruksel.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se pikat që janë propozuar nga Kurti e dërgojnë Kosovën në ‘status quo’ dhe se dialogu mund të kthehet në atë teknik siç ka qenë në fillimet e tij.

“Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje bilaterale sa i përket çështje së sigurisë. Kosova ka nevojë për një marrëveshje në fushën e sigurisë me SHBA-të që i paraprin anëtarësimit të Kosovës në NATO. Paqe mes dy vendeve është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mbyll të gjitha temat, atëherë i bie se e kemi ndërtuar një marrëveshje të paqes”.

“Ato pika çka i kam dëgjuar nga Kurti i shkojnë për shtati ‘status quo-s’, kjo e zhvendos dialogun për njohje, e zhvendos afatin, duhet afat, duhet të dihet se kur të kryhet ky dialog. Me këtë veprime është ftesë për të vazhduar ‘status quo’n’ dhe për t’u kthyer në dialog teknik. Nëse kjo është strategji, është strategji katastrofale nëse vazhdohet kështu”.

Limaj ka deklaruar se mundet të ketë logjikë propozimi i Kurtit nëse merr mbështetje që Asociacioni i Komunave Serbe të jetë Këshill Nacional të Serbëve në Kosovë.

“Kosova ka marrë obligim për Asociacionin e Komunave Serbe, fati i madh për Kosovën është që kur kur është nënshkruar ai asociacion ka pasë një nen që e ka nënshkruar edhe Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, që duhet të shkohet përmes Gjykatës Kushtetuese. Fati ynë i madh ka qenë që njëra nga pikat është se kjo marrëveshje e Asociacionit duhet të shkojë përmes Kushtetueses për t’i nënshkruar”.

“Këtu Gjykata ka dhënë një qëndrim, këtu Kosova është e qartë, Qeveria e ka qëndrimin shumë më lehtë dhe më komod. Më pas ajo se si ia vendosin emrin këtij asociacion dëshiron bisedim të brendshëm në Kosovë por edhe në Bruksel. Propozimi i Kurtit për Këshill Nacional të Serbëve në Kosovë ka logjikë nëse pajtohen edhe të tjerët. Por gjithmonë duke respektuar dhe kujtuar të kaluarën institucionale”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?