LDK për punësimet familjare nga ana e VV’së: Emërimet po bëhen për të kapur institucionet

LDK për punësimet familjare nga ana e VV’së: Emërimet po bëhen për të kapur institucionet

Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj në një konferencë për media ka thënë se janë shqetësuese emërimet e familjarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në instituconet e pavarura dhe agjencitë e ndryshme. Manaj ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura. “Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe aktivistëve […]

Manaj ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura.

“Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe aktivistëve në pozitat më të rëndësishme shtetërore. LDK duke e përcjellur me shqetësim kërkon që një trend si ky të ndërpritet sa më shpejt në të kundërtën një qasje e tillë përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve, ndërmarrjeve publike, dhe agjencive të pavarura aq më keq është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare duke shpërfaqur arrogancën e numrave të mazhorancës”, ka thënë ai.

Manaj tutje ka thënë se rasti i fundit është emërimi i aktivistit të VV-së në pozita udhëheqëse në PTK.

“Një rast i fundit eklatant ishte ai i intevistimit të Komisionerit për Informim dhe privatësi nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me poentim maksimal edhe përkundër faktit që i njëjti nuk kishte arritur poenat për të kaluar nga britanikët. Poashtu në vazhdën e këtyre emërimeve ishte edhe emërimi i aktivistiti të VV-së në pozita udhëheqëese në zyrat e financave dhe thesarit në Post Telekom”, ka thënë ai.

Tutje, ish-deputeti i LDK-së, tha se LDK-ja i bën thirrje kryeministrit që të ndalë këtë fushatë të rrezikshme.

“LDK vlerëson se ministra e deputetë të partisë në pushtet kanë filluar një fushatë kundër personave të emëruar në institucionet e pavarura kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e institucioneve të pavarura të cilat janë të garantuara me ligj dhe kushtetutë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë sepse qytetarët nuk e kanë votuar për të degraduar institucionet e pavarura. Vet ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin në seancë gjyqësore, pastaj me qasjen e saj ndërhyn hapur në punën e prokurorisë dhe gjykatave”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?