LDK nuk i jep nënshkrimet për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese: Po presim veprime nga Avokati i Popullit

LDK nuk i jep nënshkrimet për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese: Po presim veprime nga Avokati i Popullit

Pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani të marrë ditë më parë për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, opozita veçse paralajmëroi dërgimin e Osmani në Gjykatën Kushtetuese. Kësisoj U.D së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi sot se janë mbledhur nënshkrimet për dërgimin në Kushtetuese […]

Kësisoj U.D së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi sot se janë mbledhur nënshkrimet për dërgimin në Kushtetuese të vendimit të Vjosa Osmanit për shkarkimin e Dakës.

“Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”,tha Hoxhaj.

Por ende të papërcaktuar për nënshkrime janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I kontaktuar nga lajmi.net, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës e shohin si antikushtetues, por që ende nuk kanë dhënë ndonjë nënshkrim për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Ende s’ka nënshkruar kërkush. Jo, ende nuk jemi koordinuar për këtë çështje”, tha Gashi.

Ai madje deklaroi se janë në pritje të qëndrimit dhe veprimit të institucionit të Avokatit të Popullit, në mënyrë që ai të bëjë drejtimin e kësaj situate.

“Ne po presim qëndrimin e institucionit të Avokatit të Popullit dhe po presim që ai ta drejtojë këtë çështje.E më pas do të shohim hapat tutje. Vendimi në përgjithësi mendojmë se është antikushteutes”, deklaroi ai.

I pyetur nëse do të nënshkruajnë për dërgimin në Kushtetuese të këtij vendimi të presidentes Osmani, Gashi tha se është hipotezë për të cilën s’duan të japin përgjigje.

“Është hipotezë të cilën s’du të jap përgjigje”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që për disa vite radhazi Vjosa Osmani ishte pjesë e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, por që krisjet me këtë parti nisën pak kohë para se ajo të vihej në postin e presidentes.

Madje brenda Grupit Parlamentar të LDK-së pati deputetë të tillë që vendosën të mos merrnin fare pjesë në votimin e Osmanit për presidente.

Siç duket edhe në këtë rast, deputetët e LDK-së vazhdojnë të mos “përzihen” sa i përket vendimeve të Osmanit, apo të ish-bashkëpartiakes së tyre.

Pas shkarkimit të Dakës tri ditë më parë, reagime të shumta pati në drejtim të Vjosa Osmani. Përfaqësues të Shoqërisë Civile si dhe njohës të Çështjeve Ligjore Kushtetuese e quajtën këtë vendim antikushtetues dhe jo të duhur nga ana e presidentes Osmani.

Pas shkarkimit të Dakës, Osmani emëroi Kushtrim Radoniqin në krye të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Është vetë Radoniqi i cili deklaroi sot që në rast se Kushtetuesja e parasheh që Daka duhet të kthehet në drejtim të KQZ-së ai largohet, ndërsa ajo kthehet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?