Largim i ri nga AKI-ja, drejtori Petrit Ajeti ia ndërpret kontratën bashkëshortes së ish-këshilltarit të Thaçit

Largim i ri nga AKI-ja, drejtori Petrit Ajeti ia ndërpret kontratën bashkëshortes së ish-këshilltarit të Thaçit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë sot vendim për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, shkarkimi i Hysenit nuk ishte largimi i vetëm sot prej këtij institucioni. Kontrata me AKI-në sot i është shkëputur edhe bashkëshortes së ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj, i […]

Kontrata me AKI-në sot i është shkëputur edhe bashkëshortes së ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj, i cili vazhdon të jetë ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Kurti.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar vetë Behramaj, i cili përmes telefonit ka thënë se veprimin e drejtorit të ri e sheh si hakmarrje politike ndaj tij të porositur nga Osmani dhe Kurti.

“Po, sot i është shkëputur kontrata edhe bashkëshortes sime. E shoh si veprim diskriminues, tejmase të ulët dhe si hakmarrje politike ndaj meje”, ka thënë Behramaj, duke shtuar se kjo e tregon vetëm mendësinë e tyre qeverisëse.

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka preferuar të rezervohet në komentimin e rastit për shkak të ndjeshmërisë së institucionit, duke thënë se do të ndiqet vetëm rruga ligjore në institucionet e drejtësisë.

“Në krye të atij institucioni ne përkohësisht mund t’i kemi dy servilë politikë, që bëjnë gjithçka për t’i hyrë në qejf Osmanit dhe Kurtit, por institucioni duhet të ruhet, prandaj duke respektuar ndjeshmërinë, me rastin do të merren vetëm institucionet përgjegjëse”, ka thënë Behramaj.

Në nenin 2 të Ligjit për AKI-në, paragrafi 2.4, thuhet se AKI-ja nuk diskriminon asnjë person mbi çfarëdo baze, përfshirë këtu edhe mendimin politik. Ndërsa, në paragrafin 2.5 të këtij neni, thuhet se AKI-ja respekton parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, parimet tjera relevante të pasqyruara në instrumentet ligjore të njohura ndërkombëtarisht dhe kryen aktivitetet e veta në pajtueshmëri me to.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?