Lajçak: Palët e konfirmuan zotimin për dialogun – vazhdojmë në fund të korrikut

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ishte i lehtë, por sipas tij ishte i rëndësishëm që ndodhi. “Ky ishte takimi i parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Nuk ishte takim i lehtë por ishte e rëndësishme që ndodhi. Të dy liderët e thanë haptas […]
“Ky ishte takimi i parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Nuk ishte takim i lehtë por ishte e rëndësishme që ndodhi. Të dy liderët e thanë haptas dhe sinqerisht se çka donte secili prej dialogut. Ajo që është e rëndësishme për Bashkimin Evropian është se të dy liderët e konfirmuan se nuk ka rrugë përpara pos të normalizojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ecin drejtë BE-së duke vazhduar dialogun.
“Dhe të dyja palët e konfirmuan zotimin se do ta bëjnë këtë përmes dialogut. Por dialogu do të vazhdojë para fundit të korrikut. BE-ja dhe qytetarët e Serbisë dhe Kosovës kanë pritje të mëdha për liderët e tyre që t’i kalojnë trashëgimitë e së kaluarës… “, ka thënë ai.












