Ky është politikani me 5.1 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe 9 vetura

Ish deputeti nga Prizreni, Xhavit Ukaj, që u përplas ashpër me Vjosa Osmanin vitin e kaluar del se ka një pasuri përrallore në bazë të të dhënave në AKK. Ukaj hyn kësisoj në kategorinë e politikanëve të pasur ku ndodhen edhe Xhelal Sveçla, Xhavit Haliti, vetë presidentja Vjosa Osmani por edhe Haki Abazi, Besnik Bislimi […]
Ukaj hyn kësisoj në kategorinë e politikanëve të pasur ku ndodhen edhe Xhelal Sveçla, Xhavit Haliti, vetë presidentja Vjosa Osmani por edhe Haki Abazi, Besnik Bislimi e të tjerë.
Vetëm në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ai ka deklaruar vlerë të pasurisë prej 5 milionë e 100 mijë eurosh, përcjell Periskopi.
Kjo pasuri përbëhet vetëm nga një shtëpi banimi, tri toka bujqësore dhe katër objekte afariste.
Duket se z. Ukaj është edhe merakli kerresh, pasi ka deklaruar 9 vetura të ndryshme vlera e përgjithshme e të cilave është 79 mijë euro.
Nuk dihet se çka i duhen z. Ukaj gjithë këto vetura. /Periskopi












