Ky është ekipi i Vladimir Putinit në takimin me Bidenin

Takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin pritet të ndodh nga momenti në moment në Gjenevë të Zvicrës. Por, kush është pjesë e ekipit të Putinit? Të dy presidentët kanë marrë me vete ekipet e tyre për takimin. Rusia ka sjellë Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov që do të jetë në […]
Të dy presidentët kanë marrë me vete ekipet e tyre për takimin.
Rusia ka sjellë Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov që do të jetë në shoqërimin e Putinit gjatë takimeve të para.
Të tjerët përfshijnë Sekretarin presidencial për Shtyp: Dmitry Peskov; Ambasadorin rus në ShBA: Anatoly Antonov; Shefin e Stafit Gjeneral: Valery Gerasimov; Zëvendësministrin e Jashtëm: Sergei Ryabkov; Përfaqësuesin Special të Putinit për Rusinë: Aleksandër Lavrentyevin dhe Dmitry Kozakun.
Mediat ruse kanë raportuar se përzgjedhja e ekipit lë të kuptohet se Putin dhe Biden do të prekin edhe situatën në Ukrainë dhe atë në Lindje të Mesme.
Bideni do ta ketë me vete Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinkenin, raporton BBC, përkthen Periskopi.












