Kuvendi ratifikon Këshillin Shtetëror të Cilësisë në Arsim, ku anëtar është edhe i afërmi i Besnik Bislimit

Kuvendi ratifikon Këshillin Shtetëror të Cilësisë në Arsim, ku anëtar është edhe i afërmi i Besnik Bislimit

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim. Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi. Para miratimit të këtyre anëtarëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka thënë që në rast se […]

Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi.

Para miratimit të këtyre anëtarëve, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka thënë që në rast se të njëjtit nuk votohen, studentët rrezikojnë që të regjistrohen në vitin e ri shkollorë, për shkak të mosakreditimit të disa programeve.

“Është e rëndësishme që sot të emërohen anëtarët e rijnë të KShC-së, sepse në rast se nuk emërohen atëherë studentët nuk mund të regjistrohen këtë vit”, ka thënë Nagavci.

Në ndërkohë kryetari i Komisionit për Arsim nga VV-ja, Ardian Gola ka thënë se Komisioni propozon që këta anëtarë të votohen në Kuvend.

“Komisioni në bazë të nenit është takuar dy herë për këtë çështje dhe ka shqyrtuar vendimin e qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të KSHC-së dhe ka vendosur që Kuvendit me ja propozu këtë rekomandim, për votim të anëtarëve me mandat pesë vjeçar”, ka thënë Gola.

Në ndërkohë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, deklaroi se janë kundër emërimit të këtij Këshilli pasi që sipas saj anëtarët janë zgjedhje politike.

“Nuk është korrekte të aprovohen Këshilli i ri kur Ligji i Akreditimit është në ligj të avancuar dhe shpejtë pritet që të miratohet. Nuk është mirë që me qasje të vjetra të bëhen zgjedhje të anëtarëve të rinj. Emërimi i anëtarëve të rinj me procedura të vjetra nuk është mirë. Ne si grup jemi kundër këtij këshilli që është puroi politik dhe më shumë familjarë duke i vendosur nipat e vet”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha deklaroi se ka nga kandidatët që janë deklaruar rrejshëm.

“Ne e dimë rëndësinë e emërimit të këtyre anëtarëve. Ka pasur mjaftë kohë që nga marsi që të niset ky proces dhe që të shkojë në rregull. Nëse ne sot votojmë këtu, votojmë edhe për një kandidatë që ka deklaruar rrejshëm. Sef Bytyqi është program lider dhe i angazhuar në dy universitete. Poashtu është edhe akomodimi i nipave nga dajtë e tyre, nuk i bën nder as këtij Kuvendi e asnjë institucioni të Kosovës, Drejt nuk e keni, drejt nuk jeni dhe krejt gabim e keni”, ka thënë Hoxha.

Poashtu edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se për të është shqetësuesi se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur këta kandidatë.

“Dua të konstatojë që konkursi për personat e përzgjedhur lë shumë [për të dëshiruar edhe pse asnjërin nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër. Për mua shqetësuese është se nuk di se me çfarë kritere janë përzgjedhur këta kandidatë. Vetëm një kandidatë i ka nëntë publikime, një e ka një punim të publikuar pa asnjë referencë, teksa dy të tjerë nuk kanë asnjë punim. Këto janë të dhëna që verifikohen. Anulojeni këtë konkurs dhe mos improvizoni ju lutem”, ka thënë Dreshaj.

Katër anëtarët vendor të emëruar në KShC janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi dhe Krenare Pireva-Nuçi, teksa anëtarët ndërkombëtarë janë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?