Kush është Velko Odalloviq, personi që u përmend nga Kurti sot në Bruksel

Kush është Velko Odalloviq, personi që u përmend nga Kurti sot në Bruksel

Joseph Goebels ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë. E Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazist. Emrat e këtyre dyve u përmendën nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Me ta, shefi i qeverisë kosovare iu referua Velko […]

Me ta, shefi i qeverisë kosovare iu referua Velko Odalloviqit dhe Zoran Angelkoviqit, që ishin drejtuesit kryesor serb të Kosovës së okupuar gjatë luftës. I pari është i lindur në Komunën e Lipjanit dhe ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nga viti 1997. E i dyti është i lindur në Serbi dhe gjatë viteve të ’90 si anëtar i socialistëve në pushtet u dërgua në Kosovë, kur të gjithë shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet. Këta dy politikanë e priten në Prishtinë presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviq gjatë kohës së bombardimeve.

Atë e shoqëruan për të parë nga afër disa objekte që ishin goditur nga bombat e avionëve të NATO-s. Aktivitetin politik në Kosovë, Odaloviq e Angjelkoviq e vazhduan edhe pas luftës. Ata morën pjesë në tubimin e socialistëve në Graçanicë në vitin 2000. Madje, Odaloviq përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

”Grupet separatiste e terroriste shqiptare do të largohen sepse nuk e kanë vendin këtu, dhe ata do të shkojnë bashkë me OKB-në, mos keni asnjë dilemë. Të gjithë së bashku ndonëse do të na kushtojë shumë dhe është vështirë, por me përkrahjen e partisë dhe shtetit do të qëndrojnë këtu. Të jeni të sigurt”, ishte shprehur Velko Odaloviq, njofton Klan Kosova

Pak vite më vonë edhe Odaloviq edhe Angjelkoviq shkuan në Serbi. E i pari vazhdoi të merret me politikë dhe mbajti poste me rëndësi në qeveri dhe Kuvend. Ndërsa aktualisht është Kryetar i Komisionit për persona të zhdukur në Serbi, nga e cila pozitë Albin Kurti kërkoi që ai të shkarkohet. Por, Odaloviq këtë kërkesë dhe krahasimin me Goebelsin e Goringun i cilësoi si befasi të pakëndshme

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?