Kush është ‘Kasapi’ që pritet ta drejtojë Iranin: Torturonte gra shtatzëna, hidhte të dënuarit nga kodra

60-vjeçari, Ebrahim Raisi, konsiderohet si pretendenti kryesor në mes të 7 kandidatëve që garojnë të ulen në vendin e presidentit Hassan Rouhani, pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë të premte. Media britanike shkruajnë se kleriku i linjës së ashpër akuzohet se ka urdhëruar torturimin e grave shtatzëna, hedhjen e të dënuarve nga kodra dhe […]
60-vjeçari, Ebrahim Raisi, konsiderohet si pretendenti kryesor në mes të 7 kandidatëve që garojnë të ulen në vendin e presidentit Hassan Rouhani, pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë të premte.
Media britanike shkruajnë se kleriku i linjës së ashpër akuzohet se ka urdhëruar torturimin e grave shtatzëna, hedhjen e të dënuarve nga kodra dhe torturave të tjera çnjerëzore.
I ashtuquajturi “Kasapi i vitit 1988” është gjithashtu dhe i preferuari i liderit shpirtëror të Republikës Islamike, Ali Khamenei dhe mediat vendase e konsiderojnë një kandidat pa rivalë.












