Kurti thotë se përpara dialogut ka prioritete tjera: Marrëveshja finale s’varet nga unë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se nuk varet nga ai koha se kur mund të përmbyllet me marrëveshje dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurti ka thënë para gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë se arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet dy vendeve varet nga Serbia. Ai përsëriti se prioritet i Qeverisë së tij nuk është […]

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se nuk varet nga ai koha se kur mund të përmbyllet me marrëveshje dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë para gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë se arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet dy vendeve varet nga Serbia. Ai përsëriti se prioritet i Qeverisë së tij nuk është dialogu me fqinjin verior.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se dialogu nuk është çështje esenciale për shtetin dhe popullin e Kosovës.

“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se për 10 vjet, Kosova ka bërë shumë koncesione për ta marrë njohjen e Serbisë.

“10 vjet koncesione në Kosovë. Gjithmonë me idenë se në fund vjen pavarësia, përkatësisht njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tash me ato koncesione? Është mirë t’i pyesni tash ata që i bënë këto koncesione”, tha Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?