Kurti të premten para deputetëve për të raportuar rreth dialogut

Kurti të premten para deputetëve për të raportuar rreth dialogut

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten do të ketë seancë plenare, e ku në rend dite të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut. Kusari-Lila njoftoi se raportimi i kryeministrit Kurti për dialogun do të jetë pika e katërt […]

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të premten do të ketë seancë plenare, e ku në rend dite të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut.

Kusari-Lila njoftoi se raportimi i kryeministrit Kurti për dialogun do të jetë pika e katërt e rendit të ditës. “Në rend dite përveç pikave të rregullta të seancës së ardhshëm plenare, u diskutua edhe kërkesa e kryeministrit për raportim para deputetëve në raport me zhvillimet që lidhen me dialog. U vendos që raportimi i z.Kurti të jetë si pikë e katër e rendit të ditës në seancën plenare të rregullt me 11 qershor ditën e premte”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo deklaroi se në debatin për dialogun do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe objektivët e së ardhmes.

Kusari-Lila theksoi se Kuvendi do t’i vazhdoj punimet edhe të hënën më 14 qershor në debatin parlamentar të kërkuar nga PDK për gjendjen ekonomike dhe efektet e pandemisë në Kosovë.

“Gjithashtu sot në emër të grupit parlamentar të LVV kërkuam që në kuadër të intervistimit të dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe bordeve të trupave që i raportojnë kuvendit, të kemi proces shtesë i cili mbetet për tu trajtuar më tutje në Kuvend. Kjo kërkesë ishte e lidhur me përgjegjësinë që kemi secili si deputet për mbështetje të kandidatëve por edhe prezantim para opinionit publik të kualiteti profesional dhe integritetit personal të atyre që synojnë të marrin poste publike”, u shpreh Kusari-Lila.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?