Kurti super i kënaqur me qeverisjen 100 ditëshe: Lavdëron gjendjen me pandeminë, ekonominë, drejtësinë, etj.

Kryeministri Albin Kurti ka pasur lavdata të mëdha për qeverinë e tij në 100 ditë sa është në pushtet. “Jam i lumtur të ndaj me ju progresin në këta tre muaj. Në këto 100 ditë kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar project ligje e dokumente të rëndësishme që kanë hedhur bazat për reforma afatgjata […]
Kryeministri Albin Kurti ka pasur lavdata të mëdha për qeverinë e tij në 100 ditë sa është në pushtet.
“Jam i lumtur të ndaj me ju progresin në këta tre muaj. Në këto 100 ditë kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar project ligje e dokumente të rëndësishme që kanë hedhur bazat për reforma afatgjata dhe themelet për shtet të drejtë e zhvillimor. Kur bëmë betimin, thamë se prioritet është menaxhimi i pandemisë, që të shpëtojmë jetë njerëzish që po humbnim më shumë nga keqqeverisja sesa nga pandemia”, tha Kurti, shkruan Periskopi.
Ai tha se pandemia është menaxhuar shumë mirë gjatë këtyre 100 ditëve.
“Në ditën kur e pranuam detyrën kishim 781 raste me covid dhe 17 vdekje, sot kemi 9 raste të reja dhë asnjë vdekje. Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem dhe asnjë kontratë për sigurimin e tyre. Sot, afër 400 mijë sosh kanë arritur dhe mbi 200 mijë doza në administrim. Është sigurt që duhet ti gëzohemi të gjithë sepse sot jemi më të sigurt të takojmë njëri tjetrin, të shijojmë ajrin e pastër. Situata me pandeminë është kaq e mirë, por nëse e kthejmë shikimin vetëm 100 ditë prapa, e kuptojmë dallimin. Me kënaqësi raportojmë se pandemia është menaxhuar me sukses, kemi përmbushur premtimin ndaj qytetarëve”, ka thënë ai.
“Ekonomika është hapur dhe qytetarëve iu është kthyer një formë e normalitetit. Drejtësi dhe punë kemi premtuar. Buxheti i rishikuar ka mundësuar dizajnimin e një pakoje të re që mundëson ngjalljen ekonomike të vendit. Pakoja parasheh kontribut në ekonomi në vlerë prej 1,1 miliardë eurosh”, ka thënë Kurti./Periskopi/












