Kurti nderon mësuesin kosovar Shaban Sfishta, i cili punoi 17 vjet pa marrë pagë

Kurti nderon mësuesin kosovar Shaban Sfishta, i cili punoi 17 vjet pa marrë pagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar ish-mësuesin Shaban Sfishta, i cili ka punuar në arsim pa marrë pagë mbi 17 vjet. Kurti ka nderuar Sfishtën në gjashtëvjetorin e vdekjes, ndërkohë që ka shtuar se Kosova gjashtë vjet më parë ka humbur qytetarin model. I pari i ekzekutivit ka thënë se heroizmi i Sfishtës do […]

Kurti ka nderuar Sfishtën në gjashtëvjetorin e vdekjes, ndërkohë që ka shtuar se Kosova gjashtë vjet më parë ka humbur qytetarin model. I pari i ekzekutivit ka thënë se heroizmi i Sfishtës do të mbetet frymëzim për brezat e rinj.

“Me mendje e me zemër jemi pranë jush në këtë ditë dhimbjeje e krenarie. Gjashtë vjet më parë ju humbët njeriun e dashur dhe shtyllën e familjes, kurse shteti i Kosovës humbi qytetarin mode. E përkujtojmë sot mësuesin Shaban Sfishta dhe altruizmin e tij, që tejkaloi përmasat e misionit human të mësimdhënies. Duke iu a dedikuar për 17 vjet e 7 muaj pagat mujore buxhetit të Kosovës, Sfishta u bë model i sakrificës për kauzën e madhe të shtetndërtimit. Heroizmi i tij fisnik do të mbetet frymëzim brezash. Ne do ta nderojmë kujtimin për Sfishtën, duke u angazhuar çdo ditë me përkushtim për realizimin e ëndrrës së tij – Kosovën shtet të fortë e të përparuar”, thuhet në letrën e Kurtit, drejtuar familjes Sfishta.

Gjashtë vjet më parë, në moshën 64-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë Shaban Sfishta, ish-arsimtar i lëndës së  Kimisë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë. Sfishta gjithë kontributin e tij ia kushtoi arsimit të brezave. Ai punoi 17 vjet e 7 muaj pa asnjë cent. Pagën e tij, Sfishta e la në buxhetin e shtetit të Kosovës, gjest ky i cili e bëri të dallueshëm nga mësimdhënësit e tjerë.

Për sakrificën e tij, ai kishte marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?