Kurti ndalon në Prizren para nisjes në Tiranë: Vijuam rrugën duke patur të qartë cila është busulla jonë historike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se është nisur herët për në Tiranë, ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por para kësaj ai tha se sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh më 10 qershor 1878 në Prizren. Ai theksoi se ishte e […]
Por para kësaj ai tha se sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh më 10 qershor 1878 në Prizren.
Ai theksoi se ishte e domosdoshme që të ndalet në Prizren për të nderuar Lidhjen dhe veprimtarët e saj.
“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut”, tha Kurti.
Gjithashtu kreu i Qeverisë së Kosovës deklaroi se pas homazheve vijuan rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qatë se cila është busulla historike.
“Vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.














