Kurti mahnit deputetët me interpretimin e rendit të ditës: I lut deputetët të mos e rrëzojnë nga pushteti

Kurti mahnit deputetët me interpretimin e rendit të ditës: I lut deputetët të mos e rrëzojnë nga pushteti

Kryeministri Albin Kurti ka mahnitur deputetët e Kuvendit të Kosovës derisa e lexoi pikën e katërt të rendit të ditës si përkujtim për deputetët. “Aaaaaaaaaa,” thanë me ironi deputetët në kor derisa Konjufca iu bëri thirrje për qetësi sepse “është e rëndësishme kjo që po thotë kryeministri.” Ai shtoi se kjo seancë ishte diskutim për […]

“Aaaaaaaaaa,” thanë me ironi deputetët në kor derisa Konjufca iu bëri thirrje për qetësi sepse “është e rëndësishme kjo që po thotë kryeministri.”

Ai shtoi se kjo seancë ishte diskutim për 10 vjet dialog të deritashëm.

“Duhet ta trajtojmë dialogun 10 vjeçar që të nxjerrim mësimet. Po e bëjmë një përmbledhje të diskutimit, të gabimeve 10 vjeçare – ato janë të domosdoshme që të mos përsëriten,” – deklaroi ai, përcjell Periskopi.

“Unë jam zgjedhur në kontrast me pritjet e kryetarit të PDK-së. Nëse më kritikon ashtu [Enver Hoxhaj] veç më lavdëron. Mandej u kërkua që ne të vijmë këtu me platformë për takimin e të martës. Do të ishte gabim. A e dini pse? Sepse në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër, por do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Nuk jam duke e vazhduar punën paraprake… Prandaj, çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte gabim… para takimit për dialogun.” – u shpreh  Kurti.

“Më tej, ne e kemi trashëguar një gjendje si qeveri. Por edhe kur kam qenë në opozitë e kam trashëgu një gjendje. Kemi pasë debat të madh për pjesëmarrje në zgjedhje. Një pjesë e madhe e veprimeve tona janë të kufizuara nga trashëgimia juaj. Prandaj, një pjesë të mundësive e kemi të rrudhura. Kjo s’do të thotë se e kemi ndryshu as vizionin e as qëllimin. Dhe në këtë kuptim, dua të theksoj që… unë mbroj interesin e Republikës së Kosovës si kryeministër me qeverinë që e udhëheq, por unë nuk flas vetëm për interesin tonë dhe veten si  palë por flas edhe për palët. Por është gabim të flasësh vetëm për palën. Unë kam kërkesat e mia që janë kërkesat e popullit, por do të flas edhe për palët. Do të flas për të dyja palët, do të flas për parimësinë, sepse kjo s’i takon vetëm ndërmjetësit.” – shtoi më tej ai.

Kurti deklaroi se nuk po ikë nga takimet e nga dialogu.

“Po më vjen keq që për këtë punë akuzohem nga dikush që dialogun ia la ish presidentit. Nuk po ikë nga asnjë sfidë, nga asnjë ballafaqim.” – vazhdoi ai.

Në fund ai i luti me sarkazmë që të mos e rrëzojnë sërish nga pushteti./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?