Kurti: Kam kërkuar njohje të ndërsjelltë – kishim takim me distancë fizike, me 2 metra larg njëri-tjetrit

Kryeministri Kurti ka folur pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq duke komentuar rrjedhën e tij. Ai pati komente të përgjithshme në lidhje me procesin e negociatave në të cilin po bën pjesë. “Ne dialogun e shohim si dialog për njohje të ndërsjelltë. Këtë e ka thënë edhe presidenti Biden. Serbia duhet ta njohë Kosovën, […]
Ai pati komente të përgjithshme në lidhje me procesin e negociatave në të cilin po bën pjesë.
“Ne dialogun e shohim si dialog për njohje të ndërsjelltë. Këtë e ka thënë edhe presidenti Biden. Serbia duhet ta njohë Kosovën, dhe një Serbi që e njeh Kosovën e njeh edhe Kosova më pas. Kështu republikat tona bëjnë fqinjësi të mirë. Marrëveshjet e mëparshme që janë bërë, duhet ta keni parasysh që janë bërë nga një qeveri që ishte jolegjitime dhe jokushtetuese.” – tha z. Kurti para gazetarëve, përcjell Periskopi.
Ai tha se e ka çështjen e të pagjeturve prioritet pas këtij takimi.
“Nëse ka një çështje që e marrim me prioritet është ajo e të pagjeturve. Prandaj edhe ne e trajtuam këtë çështje, por nuk duket se nuk ka gatishmëri… nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputetë nga vullneti i popullit serb por për njerëz të emëruar.”
Më pas ai vazhdoi të përsëriste fjalët e Biden për njohjen e ndërsjelltë.
“Nëse i diskutojmë që në fillim çështjet kryesore atëherë mesiguri nuk ka vend për skepticizëm. A do të jetë vështirë? Vështirë do të jetë. Nuk do të thoja që jam pesimist. Nuk po përpiqemi ta evitojmë elefantin në dhomë. Presidenti Biden ka kërkuar njohje të ndërsjelltë, dhe kjo duhet të ndryshojë.”
“Ky ishte një takim ku u ruajt distanca fizike, ishim mbi 2 metra larg njëri tjetrit.” – tha ai. /Periskopi












