Ku janë vaksinat e Pfizerit për Kosovë? Shqipëria kalon shifrën e 1 milion vaksinave

Shqipëria ka pranuar edhe 50 mijë doza të vaksinës Coronavac. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 milion sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani. Ato kanë mbrritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku Rama ka publikuar edhe disa […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 milion sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani.
Ato kanë mbrritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku Rama ka publikuar edhe disa fotografi.
Ndërkohë, në Kosovë kanë kaluar disa javë prej kur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë deklaruar se kanë siguruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer dh BioNtech për 1.2 milionë doza të vaksinës anti-Covid.
Megjithëse ka kaluar kohë e gjatë, institucionet përgjegjëse në Kosovë s’kanë as datë se kur do të mbërrijnë ato.












