Kthehen tensionet, forcat speciale izraelite vrasin dy policë palestinezë

Forcat speciale izraelite vranë dy oficerë palestinezë të sigurisë të enjten në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë autoritetet palestineze. Një burim izraelit tha se incidenti mund të jetë shkaktuar nga identifikimi i gabuar gjatë një operacioni për kërkimin e personave të armatosur. Autoriteti Palestinez koordinohet në fushën e sigurisë me Izraelin në Bregun Perëndimor pavarësisht […]

Autoriteti Palestinez koordinohet në fushën e sigurisë me Izraelin në Bregun Perëndimor pavarësisht ngecjes së bisedimeve diplomatike. Personeli palestinez rrallë përleshet me izraelitët dhe zakonisht nuk përzihet në bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët palestinezë nuk kanë komentuar ende për incidentin e natës së kaluar në Jenin. Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se përpos dy të vdekurve, një person tjetër është plagosur rëndë, shkruan Reuters.

Një burim izraelit tha: “Duket se njësia ndaj të cilës qëlluan me armë ishte e fshehtë. Forcat tona ia kthyen zjarrin, duke menduar se të shtënat nga burrat palestinezë të sigurisë ishin pjesë e përleshjes me terroristët e kërkuar”.

Para pak javësh, Izraeli dhe palestinezët zhvilluan luftime që zgjatën 11 ditë. Gjatë luftimeve u vranë mbi 250 persona, shumica palestinezë në Gaza. Palët arritën armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe pas presionit të madh ndërkombëtar për të vendosur paqe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?