Kryeministri Zaev qorton BE-në për daljen e “non-paperave” që destabilizojnë Ballkanin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka folur me tone kritike ndaj Bashkimit Evropian duke i kërkuar që të përmbush pjesën e saj të marrëveshjes duke parandaluar daljen e non-paperave. “Nëse Maqedonia e Veriut përmbush të gjitha kushtet në rrugën e saj drejt BE-së, atëherë edhe BE-ja duhet të përmbush pjesën e saj të […]
“Nëse Maqedonia e Veriut përmbush të gjitha kushtet në rrugën e saj drejt BE-së, atëherë edhe BE-ja duhet të përmbush pjesën e saj të marrëveshjes në mënyrë që të parandalojë shfaqjen e dokumenteve të ndryshme si non-paper, që propozojmë edhe ndryshimet e kufijve,” – ka deklaruar ai, përcjell Periskopi.
“Nëse ne i plotësojmë kushtet, edhe Evropa duhet t’i plotësojë kushtet e saj. Po shfaqen non-papera dhe diskutime rreth kufijve të rinj, dhe edhe fëmijët e dinë se kjo është e mundur vetëm me pushkë dhe armë. Është shekulli XXI,” shtoi më tej ai, duke paralajmëruar BE-në që nëse nuk merr seriozisht proceset në të cilat është përfshirë, mund të dalin edhe non-papera tjerë.
Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut mund të ofrojë provën se si funksionojnë shoqëritë multi-etnike, duke u bërë mësim edhe për vendet tjera. /Periskopi












