Kryeministri i qethur: 6 kushtet e rënda që i plotësoi Kurti për të shkuar në takim me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i qethur: 6 kushtet e rënda që i plotësoi Kurti për të shkuar në takim me Vuçiqin në Bruksel

Më 15 qershor kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin. Ky takim vjen pas një varg kushtesh të plotësuara nga lideri i Vetëvendosjes. Periskopi iu sjell disa prej tyre.  Kurti pritet të raportojë para Kuvendit të Kosovës nesër [e premte, 11 qershor] për takimin me Vuçiqin […]

Kurti pritet të raportojë para Kuvendit të Kosovës nesër [e premte, 11 qershor] për takimin me Vuçiqin në Bruksel ku si temë diskutimi pritet të jetë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe [Zajednica].

1 – Reciprociteti

Kryeministri Kurti nuk e ka vendosur masën e Reciprocitetit tregtar, ekonomik e politik ndaj Serbisë siç kishte bërë vitin e kaluar gjatë qeverisë Kurti I.

Një gjë të tillë ai e kishte premtuar vazhdimisht e vazhdimisht para elektoratit, por tashmë takimi i qershorit ka ardhur dhe Kosova nuk i ka vënë masën e shumëpërfolur Serbisë.

Për më tepër, ishte pikërisht Kurti ai që hoqi masën e taksës 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia për ta vendosur Reciprocitetin që përfundimisht e rrëzoi qeverinë e tij të mëparshme – pas kushtëzimeve nga LDK-ja.

Kosova s’do të jetë e barabartë në tavolinën e bisedimeve, Kurti s’do të jetë i barabartë me Vuçiqin. Ky është kushti i parë i plotësuar prej tij.

Ai ka arsyetuar mos-vendosjen e kësaj mase me mos-përgatitjen e duhur të doganierëve. A s’ishin të papërgatitur doganierët edhe vitin e kaluar?

2 – Dialogu i brendshëm me serbët e Kosovës

Serbët e Kosovës tashmë janë ‘kapur’ krejtësisht nga Lista Srpska dhe Serbia. Sidoqoftë, një situatë e tillë ka qenë evidente edhe gjatë viteve të kaluara por kjo nuk e kishte penguar Kurtin të premtonte dialog të brendshëm me serbët e Kosovës para se të ndodhte dialogu me Serbinë.

Ai madje mungesën e dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës e kishte quajtur “absurde”.

Sidoqoftë, ai do t’i dalë përpara Vuçiqit përkundër që i vetmi komunikim që ka pasur me serbët e Veriut është një deklaratë e Goran Rakiqit drejt tij kur i tha “hipokrit”.

3 – Rryma e paguar për serbët e veriut

Si pjesë e dialogut ‘të brendshëm’ të Albin Kurtit me serbët e vendit mund të konsiderohet edhe rryma e paguar për serbët në veri.

Kurti kishte kundërshtar ashpër një praktikë të tillë nga Qeveritë e kaluara, por nuk ka arritur të mbajë fjalën as për këtë çështje. 11 milionë i ka kushtuar buxhetit të Kosovës kjo pagesë e rrymës.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse një gjë e tillë pritet ta forcojë pozicionin e Kosovës në dialog si palë “konstruktive”.

4 – Balancimi i krimeve të luftës

“Edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione“ – kishte deklaruar kryeministri i Kosovës nga Brukseli në kohën kur komandantët e UÇK-së ndodhen në Hagë të sulmuar madje edhe nga ministrja e tij, Donika Gërvalla.

Deri tash, narrativa kryesore e Kosovës kishte qenë se shkaktare e krimeve të luftës jo vetëm në Kosovë por në gjithë vendet e ish Jugosllavisë kishte qenë Serbia.

Deklarata e Kurtit balanconte këtë narrativë duke shpërndarë fajësinë dhe kriminalitetin te të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor [përjashtuar Shqipërinë, por jo edhe Kosovën].

Ish komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur dyshime madje edhe se Kurti mund të jetë agjent i fshehtë i Serbisë pasi ishte i vetmi që kishte marrë falje presidenciale nga presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë Vojislav Koshtunica.

5 – Distancimi nga nacionalizmi

Sidoqoftë, deklarata e mësipërme e dhënë në Bruksel do ta ndreq imazhin e Kurtit pikërisht në Bruksel ku ende shihet si një nacionalist i pandreqshëm.

E meqë jemi te nacionalizmi, së fundi ministrja e tij Gërvalla Schwarz ka dënuar nacionalizmin në përgjithësi. Pra, jo nacionalizmin serb, jo nacionalizmin kroat, jo nacionalizmin rus, jo atë pakistanez, jo fashizmin e shovenizmin por nacionalizmin në përgjithësi. Pra, edhe atë shqiptar.

6 – Grupi i ekspertëve

Kryeministri Kurti ka nënshkruar një memorandum me Ambasadën e Norvegjisë që angazhon një grup ekspertësh të përbërë nga Veton Surroi, Robert Muharremi, Leon Malazogu, Bernard Nikaj dhe Muhamet Mustafa.

Secili prej këtyre ka qenë i kritikuar ashpër nga kryeministri Kurti më herët gjatë kohës si opozitar.

Madje, raportohet se zv.kryeministri i parë Besnik Bislimi edhe është takuar me Skënder Hysenin, negociatorin e Qeverisë Hoti, për të mbledhur informata shtesë për procesin. Hyseni kishte qenë figura kryesore e shënjestruar nga Vetëvendosje gjatë vitit 2020.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?