Kryeministri i Britanisë pas takimit me Bidenit: Nuk më qortoi, veç shprehu “shqetësime të thella”

Aleanca mes ShBA-ve dhe Mbretërisës ë Bashkuar duhet të njihet si “marrëdhënie e pashkatërrueshme”, ka thënë Boris Johnson pas takimit me Joe Bidenin për herë të parë. Ai i përshkroi takimet me Bidenin si “shumë të mira”, pas këtij takimi që ndodhi në Cornwall në samitin e G7 mes liderëve botërorë. Samiti filloi më vonë, […]
Ai i përshkroi takimet me Bidenin si “shumë të mira”, pas këtij takimi që ndodhi në Cornwall në samitin e G7 mes liderëve botërorë.
Samiti filloi më vonë, me vaksinat dhe ndryshimet klimatike në agjendë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Z. Johnson insistoi që presidenti amerikan nuk e kishte qortuar për tensionet post-Brexit me Irlandën e Veriut.
Sidoqoftë, z. Biden kishte shprehur “shqetësime të thella” për situatën.
Në këtë samit do të mblidhen liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, ShBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar për herë të parë pas fillimit të pandemisë në formë jovirtuale.
Pas takimit, Johnson u zotua se Mbretëria e Bashkuar do t’i dhuronte mbi 100 milionë vaksina për shtetet e varfra gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa z. Biden i premtoi 500 milionë. /Periskopi












