Kryekuvendari i Maq. së Veriut: Të gatshëm ta tejkalojmë situatën me Bullgarinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. “Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në fjalimin tim e theksova qëndrimin shtetëror që korniza e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë jep bazë përkatëse për bashkëpunim […]
“Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në fjalimin tim e theksova qëndrimin shtetëror që korniza e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë jep bazë përkatëse për bashkëpunim të mëtejmë dhe që jemi të përgatitur ta tejkalojmë situatën në pajtim me standardet ndërkombëtare. Çdo prolongim i fillimit të negociatave me BE-në do të pasqyrohet në gjendjen socio-ekonomike në shtet, por edhe do të ketë ndikim të fortë në rajon”, shkroi Xhaferi në “Facebook”, transmeton TV21.
Kujtojmë që së fundi për shkak të vetos bullgare u pamundësua hapja e negociatave për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.












