Krusha e Madhe thirrje Kurtit që në dialog me Serbinë të bëhet trysni për të pagjeturit

Krusha e Madhe thirrje Kurtit që në dialog me Serbinë të bëhet trysni për të pagjeturit

Tash e më shumë se dy dekada, po kërkohet zbardhja e fatit edhe për 64 krushjanë. Në mesin e tyre, nga maji i vitit ’99, kërkohet drejtësi edhe për veprimtarin shqiptar Ukshin Hoti. Për këtë të fundit të enjten e kaluar është shënuar 78-vjetori i lindjes. Përfaqësues të fshatit po kërkojnë nga institucionet që të […]

Tash e më shumë se dy dekada, po kërkohet zbardhja e fatit edhe për 64 krushjanë. Në mesin e tyre, nga maji i vitit ’99, kërkohet drejtësi edhe për veprimtarin shqiptar Ukshin Hoti. Për këtë të fundit të enjten e kaluar është shënuar 78-vjetori i lindjes. Përfaqësues të fshatit po kërkojnë nga institucionet që të jenë më këmbëngulës në zbardhjen e fatit të tij dhe të më shumë se 1600 personave të tjerë.

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti nuk është i kënaqur me atë se çfarë është bërë deri më tani nga institucionet. Ai për KosovaPress thotë se procesi i zbardhjes së fatit të të pagjeturve është i dhimbshëm dhe po mban në ankth familjarët.

“Ne nuk mund të themi që nuk është bërë asgjë, sepse fillimisht kanë qenë mbi 6000 të zhdukur, ndërsa tani janë 1600 e sa. Mirëpo, është një proces i cili duhet të kryhet sa më shpejt. Është një proces i dhimbshëm, është një proces i cili mban në ankth familjarët dhe për atë arsyeje ne mendojmë që duhet sa më shpejt të bëhet trysni më e madhe”, deklaron ai.

Meqë javën e kaluar ka vijuar dialogu, Hoti kërkon nga qeveria që të bëjnë trysni edhe ndaj faktorit ndërkombëtar në bisedimet me Serbinë.

“Ne si fshat, por edhe si familjarë, por edhe të gjithë bashkë, kërkojmë që të dihet fati i tij (Ukshin Hotit), por gjithashtu të dihet edhe fati i qytetarëve të tjerë të Krushës. Një plagë e cila akoma lëngon, kullon, akoma na mundon të gjithë neve. Thirrja është e njëjtë ndaj të gjitha institucioneve që të bëjnë më tepër. Të jenë më imponues ndaj politikave të tyre dhe karshi faktorit ndërkombëtar në bisedimet me Serbinë, që të dihet e vërteta dhe të bëhet trysni edhe më e madhe. Të fillohet në mënyrë institucionale mbledhja e artefakteve sikur këtu sot që janë. Të krijohen edhe muze të tjerë të luftës”, thotë ai.

Krusha ka mbi 60 të pagjetur, ndërkohë numër i madh është edhe në fshatra të tjera të Rahovecit.

“Krusha ende i ka 64 të pagjetur. Dy janë të zhdukur nga burgu më i sigurt i kohës nga Dubrava dhe Fetahut nga spitali. Pra, kemi të bëjmë me dy raste të veçanta, njëri nga burgu dhe tjetri nga një ndërtesë humane. Ndërsa, këta 62 janë të zhdukur nëpër vende të ndryshme që janë marrë. Pasi që në Krushë në atë kohë kanë qenë dy krematoriume, tetë varreza masive dhe dhjetëra varre individuale. Ndërsa, në fshatra të tjera të Rahovecit bashkë me Krushën janë mbi 110 të zhdukur”, shton ai.

Në 78-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, janë ekspozuar disa nga veshjet e tij. Të njëjtat janë vendosur në njërën nga dhomat e shtëpisë muze në Krushë të Madhe. Hoti nuk ka varr, meqë nga viti ’99 nuk dihet gjë dhe zhdukja e tij dhe e mijëra të tjera ene mbetet mister.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?