Krimineli Vojisllav Sheshel çartet dhe e lëshon studion: Mlladiqi do të jetë në mundim të madh

Krimineli Vojisllav Sheshel çartet dhe e lëshon studion: Mlladiqi do të jetë në mundim të madh

Krimineli serb, Vojisllav Sheshel dhe Darko Mlladiq, djali i kriminelit tjetër serb, Ratko Mlladiq ishin mysafirë në programin e mëngjesit në televizionin serb, TV Prva, ku diskutuan mbi vendimin për dënimin e këtij të fundit me burgim të përjetshëm. “Gjenerali Ratko Mlladiq tani do të jetë në një mundim edhe më të madh, veçanërisht nëse […]

“Gjenerali Ratko Mlladiq tani do të jetë në një mundim edhe më të madh, veçanërisht nëse ekstradohet në një burg në Britaninë e Madhe. Britanikët kanë shprehur dëshirë të zjarrtë që ai ta vuajë dënimin atje. Kjo tregon se çfarë mendojnë ata për popullin serb në tërësi”, tha Sheshel.

Kreu i radikalëve theksoi se shpreson që Rusia të angazhohet edhe më fuqishëm për kriminelin Mlladiq.

Darko Mlladiq shpjegoi se Ratko Mlladiq ishte në gjendje të tillë që vuajtja e një dënimi në Britaninë e Madhe ose Estoni do të ishte sikur dënim me vdekje për të.

“Do të përpiqemi të dërgojmë përsëri një ekip ekspertësh mjekësorë tek ai. Unë pashë atje që në burgun hollandez ku ndodhet burgu i OKB-së, vizitat normalisht janë të lejuara. Për momentin , vetëm OKB-ja po mban disa kufizime dhe ishte e qartë për mua që nga fillimi se ata keqpërdorën koronavirusin në mënyrë që ta privonin gjeneralin Mlladiq nga konsultimet me mjekët dhe avokatët”, tha Darko Mlladiq.

Kur krimineli Vojisllav Sheshel përmendi “një dëshmitar të rremë të Hagës, gazetarin e ndjerë Dejan Anastasijevic”, nikoqirja Marija Saviq Stameniq reagoi dhe e ndërpreu udhëheqësin e radikalëve.

Ndërsa prezantuesja mbronte kolegët gazetarë, Sheshel u largua nga studioja.

“Nuk ka respekt për tradhtarët e popullit serb”. tha ai duke u larguar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?