Krenare Sogojeva-Dermaku zgjidhet komisionere për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva-Dermaku zgjidhet komisionere për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës. Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seance. Pozita dhe opozita janë përplasur sërish në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Deputetët […]

Krenare Sogojeva-Dermaku është zgjedhur komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputetë që ishin të pranishëm në seance.

Pozita dhe opozita janë përplasur sërish në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar rikthimin e procesit në pikën zero, por kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje e cila tha se “zhurma” e opozitës për këtë proces është e pakuptimtë. Ndërkohë në momentin e procesit të votimit nuk morrën pjesë asnjëra nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke iu referuar deklaratave opozitare, shprehu keqardhje që të njëjtat kanë mbetur si dekor, por në të kaluarën edhe ata kanë qenë si dekor dhe janë mbivotuar në komisione.

“Gjithë kjo zhurmë dhe i gjithë ky insistim, unë shoqërinë civile e kuptoj e kanë aktivitetin e vet, por juve si grup politik që keni qenë në qeveri dhe e dini mënyrën e funksionimit pozitë-opozitë. Ka edhe deklarime se partitë opozitare se ne në komisione qenkemi veç dekor. Po më vjen keq që iu ka ardhur kjo ditë, por edhe ne dikur kemi qenë veç dekor, kemi votuar dhe mbi votuar në komisione. E njëjta ka ndodhur në pozita të caktuar për zyrtarë që janë votuar dhe kanë kaluar me vota të juaja”, tha Kusari-Lila.

Ndaj deklarimeve të Kusari-Lila ka reaguar deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili tha se praktika të tilla të votimit nuk ka pasur asnjëherë në legjislaturat paraprake.

“Nuk ka pasur zgjedhje vetëm më 14 shkurt të këtij viti, duke pas parasysh se PDK me partnerët e koalicionit ka ndodhur që i kanë pasur 5 anëtarë në atë komision, por kurrë nuk ka ndodhur për të krijuar një panel intervistues që me qenë të gjithë deputetët e partive në pozitë… E di që lideri juaj është deklaruar shumë herë se do ta bëjë republikën e tretë, ndoshta janë këto përpjekjet e para për t’i prishur rregullat që janë krijuar më herët. Unë jam i sigurt se ka këtu deputetë që kanë qenë pjesë e opozitës, por ju zonja ushtruese e detyrës së shefes gati gjithë kohën keni qenë në pozitë”, tha Reçica.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se kandidati i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje ka tri CV të ndryshme dhe nuk ka dokumente që dëshmojnë përvojën e punës, derisa tha se procesi nuk është bërë me mbikëqyrjen e britanikëve.

“Ky proces nuk është bërë me mbikëqyrjen e britanikëve, kjo tentativë e katërt është pa mbikëqyrjen e tyre. Është thjesht rekrutim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të tjerët. Të tre kandidatët që kanë ardhur sot në Kuvend kanë qenë pjesë e konkurseve të kaluara. Është me rëndësi që kandidati më i poentuar nga deputetëve tri herë nuk ka mundur të vijë në Kuvend”, deklaroi Bajrami.

Kritika ndaj këtij procesi adresoi edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

“Kjo praktikë është ndërrim i praktikave të mëhershme të pjesëmarrjes në panele përzgjedhjes që ka pasur qëllim përzgjedhjen e kandidatit, i cili është i preferuar dhe i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Lekaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?