Krasniqi pas raportimit të Periskopit rreth dorëheqjes që Osmani ia kërkoi Dakës: Orvatje për ta kapur KQZ-në

Krasniqi pas raportimit të Periskopit rreth dorëheqjes që Osmani ia kërkoi Dakës: Orvatje për ta kapur KQZ-në

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e pengon funksionimin kushtetues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Postimi i tij i plotë: Sipas monitorimi të NDI për shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë periudhës së fushatës zgjedhore në Kosovë, më së shumti shtrirje kanë pasur lajmet e pasakta që […]

Postimi i tij i plotë:

Sipas monitorimi të NDI për shpërndarjen e lajmeve të rreme gjatë periudhës së fushatës zgjedhore në Kosovë, më së shumti shtrirje kanë pasur lajmet e pasakta që janë bërë ndaj KQZ-së.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, kemi parë sulme, presion, dhe lajme të pasakta që për qëllim kanë pasur denigrimin e kryesueses së KQZ-së. Pjesë e kësaj fushate kanë qenë edhe tash Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit.

Pas zgjedhjeve, KQZ ende vazhdon të jetë e pakompletuar me të gjithë anëtarët e saj ashtu siç e parasheh Kushtetuta, dhe duke shkelur afatet ligjore për emërimin e anëtarëve të KQZ-së. E gjithë kjo mjegull e krijuar për një situatë kristal të qartë, vetëm për të përmbushur ambiciet për më shumë pushtet.

Sikur këto të mos mjaftonin, sot po qarkullon lajmi se Presidentja i ka kërkuar Kryesueses së KQZ-së dorëheqjen, pa dhënë arsye se ku ka dështuar ajo në përmbushjen e mandatit të saj. Në këmbim i është ofruar mirënjohje!

Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për tu thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?!

Në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, Presidentja po bënë të kundërtën, po e pengon atë.

Këto ngjarje nuk mund të quhen ndryshe përveçse orvatje për kapje të KQZ-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?