Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Kosovari B. A. 48 vjeç nga Ferizaj, me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes. Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje. Viktima është identifikuar […]

Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.

“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be.

Sipas mediave, sulmuesi dyshohet se përdori një kaçavidë për të kryer vrasjen. Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, përcjell GVA.be. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.

Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.

“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.

Policia tha se vrasja u krye në sy të fëmijëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?