Kosnett i del kundër Kurtit: Marrëveshja e Washingtonit u studiua nga Biden, është e mirë për Kosovën

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator të vitit të kaluar mes Qeverisë Hoti dhe ShBA-ve dhe Serbisë dhe ShBA-ve respektivisht e cila po kontstohet nga Albin Kurti. Kosnett edhe një herë përsëriti qëndrimet e administratës së Joe Biden për […]
Kosnett edhe një herë përsëriti qëndrimet e administratës së Joe Biden për implementimin e kësaj marrëveshjejeje.
“Administrata Biden studioi me kujdes marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar nga Vuçiq dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë t’i përmbushin. Ato pika rrisin tregtinë, investimet, shtojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit… Ne presim që njerëzit të mos thonë, mirë, plani i Ahtisaarit nuk do të thotë asgjë më, sepse ka pasur një ndryshim në qeveri” – deklaroi z. Kosnett, përcjell Periskopi.
Kurti ka deklaruar se kjo marrëveshje është arritur nga një qeveri ilegale dhe jokushtetuese [sic] duke iu referuar Qeverisë Hoti.
Kurti edhe para zgjedhjeve kishte deklaruar haptas se nuk do ta respektonte marrëveshjen e Washingtonit.
Administrata Biden kishte dhënë përkrahjen për këtë marrëveshje përkundër shpresës së Qeverisë Kurti se ajo do të revokohej. /Periskopi












