Kosharja e Ferizajt po bëhet me rrjet elektrik komplet të ri

Kosharja e Ferizajt po bëhet me rrjet elektrik komplet të ri

Në magjistralen Ferizaj-Shtime, përskaj rruge dhjetëra shtylla betoni kanë zënë shtatin. Pikërisht në Koshare të Ferizajt rrjeti i ri elektrik po zëvendëson komplet rrjetin e stërvjetëruar që çdo dite po rrezikonte banorët derisa hall të madh ata kishin edhe me tension të dobët. Këtij fshati, që gjendet në pjesën juglindore të Kosovës po i bëhet […]

Në magjistralen Ferizaj-Shtime, përskaj rruge dhjetëra shtylla betoni kanë zënë shtatin. Pikërisht në Koshare të Ferizajt rrjeti i ri elektrik po zëvendëson komplet rrjetin e stërvjetëruar që çdo dite po rrezikonte banorët derisa hall të madh ata kishin edhe me tension të dobët.

Këtij fshati, që gjendet në pjesën juglindore të Kosovës po i bëhet zgjidhje njëherë e mirë me energji elektrike. KEDS atje po investon rreth 100 mijë euro në rrjetin elektrik.

Rrjeti i tensionit të mesëm dhe të ulët po rikonstruohet dhe po zëvendësohet me rrjet tërësisht të ri. Trafo e re e cila po vendoset në këtë fshat, do të ketë kapacitetet të mjaftueshme për të përballuar kërkesën për konsum ndërsa 120 shtylla që po vendosen të betonit do të rrisin sigurinë në komunitet.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në shërbime më kualitative të energjisë elektrike për banorët e asaj ane.

Se këto investime i kanë pritur për vite me radhë, e thotë edhe kryetari i fshatit Koshare, Sadik Qerimi.

“Dihet se ashtu sikurse në qytete dhe fshatra tjera, edhe këtu lufta ka bërë dëme të mëdha. Si dëme familjare ashtu edhe në rrjetin elektrik. Tash pas një periudhe, edhe pse ndërkohë është investu në pjesë më të vogla, me kërkesë tonën, KEDS ka marrë vendim me investu dhe me bë rrjet të ri. Me herët kemi pas probleme me tension të dobët por tash shpresojmë që me këto investime, nuk do të kemi më telashe”, tha Qerimi.

Ndërkaq, Ozman Osmani, Udhëheqësi i njërës ekip të KEDS që po realizon punimet në këtë fshat thotë se nga këto punime, banorët do të kenë shërbime dukshëm më të mira. “Me përfundimin e këtij projekti rritet siguria, rritet kapaciteti i furnizimit me energji elektrike, bëhet demontimi i shtyllave të vjetra dhe vendoset një trafo e re te Salla e Sportit”, shtoi Osmani.

Nga këto investime të kënaqur janë edhe vet banorët e fshatit. Madje ata i gëzohen mjaft shumë largimit të shtyllave të drurit të cilat po zëvendësohen me shtylla të betonit. “Për punën e KEDS ne jemi të kënaqur mjaft shumë sepse po hiqen shtyllat e drurit dhe po vendosen të betonit”, tha Remzi Jakupi, banor i këtij fshati.

Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?