Konfirmon Specialja: Nga 15 korriku lejohen vizitat familjare për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Konfirmon Specialja: Nga 15 korriku lejohen vizitat familjare për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Nga 15 korriku i këtij viti pritet që të lejohen vizitat familjare për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Dhomat e Paraburgimit në Hagë. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga Specialja. Familjarët e afërt, partnerët, fëmijët e prindërit, do të lejohen nga 15 korriku të vizitojnë të burgosurit në Hagë. Kjo është konfirmuar për […]

Nga 15 korriku i këtij viti pritet që të lejohen vizitat familjare për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Dhomat e Paraburgimit në Hagë. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga Specialja.

Familjarët e afërt, partnerët, fëmijët e prindërit, do të lejohen nga 15 korriku të vizitojnë të burgosurit në Hagë. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

“Në lidhje me vizitat familjare personalisht, Sekretari ka informuar Gjyqtarin e Procedurës paraprake për një azhurnim mbi lehtësimin e Masave për Zbutjen e Rrezikut Covid në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, kanë bërë të ditur nga Specialja.

Përveç familjarëve të afërt, për anëtarët e tjerë pritet që vizitat të nisin nga gushti apo shtatori, nëse faza e parë vlerësohet si pozitive.

“Regjistruesi do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të angazhohet me Zyrtarin Mjekësor për të lehtësuar masat. Për më tepër, vizitat me video do të vazhdojnë me të afërmit e ngushtë të të paraburgosurve sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë Griep për Demokracia.com.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka ngritur akuza ndaj tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët aktualisht po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Për krimet luftës janë akuzuar edhe Sali Mustafa dhe Pjetër Shala, raporton Demokracia.com.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë akuzuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për vepra penale “kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe  vepron në Hagë të Holandës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?