Komisioneri i VV-së: Cila është rëndësia e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Komisioni për Siguri sapo ka votuar që Enver Bujari, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari të dërgohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës për votim për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi. Mirëpo, procesi i përzgjedhjes së këtij komisioneri u kritikua nga opozita dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, për shkak të siç thonë […]
Mirëpo, procesi i përzgjedhjes së këtij komisioneri u kritikua nga opozita dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, për shkak të siç thonë ata, mos-respektimit të praktikave të mëparshme dhe mos përmbushjes së kritereve nga ana e kandidatëve.
Por, cila është rëndësia e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe pse në krye të saj duhet të jetë një person me integritet?
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është agjenci e pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fzikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Agjencia vepron me pavarësi të plotë në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave, në pajtim me këtë ligj dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në përmbushje të detyrave të saj dhe ushtrim të kompetencave të saj, vepron e lirë nga ndikimi i jashtëm, i drejtpërdrejtë ose jo, dhe nuk kërkon apo merr udhëzime nga askush.
Detyrat dhe kompetencat e AIP-së janë të përcaktuara në dispozitat e dy ligjeve për të cilat është përgjegjëse për t’i mbikëqyrur.
Në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Agjencia është kompetente për ndërmarrjen dhe shqiptimin e masave të parapara me këtë ligj, si dhe për promovimin dhe trajnimin e institucioneve publike në zbatimin e këtij ligji. Si shtesë e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të parashikuara me këtë ligj dhe ligje të tjera, Agjencia ka edhe detyra dhe përgjegjësi si:
të monitorojë dhe raportojë në lidhje me përputhshmërinë dhe respektimin e këtij Ligji nga institucionet publike; të rekomandojë ndryshime dhe reforma të natyrës së përgjithshme, por edhe specifke, të drejtuara një institucioni specifk në lidhje me të drejtën për qasje në dokumente publike; të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për zyrtarët publikë për qasje në dokumente publike dhe për zbatimin efektiv të këtij ligji; të publikojë detyrimet e institucioneve publike që rrjedhin nga ky ligj dhe të drejtat e secilit person të parashikuar me këtë ligj; të ndërmarrë dhe shqiptojë ndonjërën nga masat e parashikuara me këtë ligj për zbatimin efektiv të këtij Ligji.
Agjencia është gjithashtu kompetent që të inicioj procedurën për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara sipas ligjit përkatës për klasifikimin e dokumenteve.
Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe pa cenuar detyrat e tjera të përcaktuara sipas këtij ligji, Agjencia ka detyra dhe përgjegjësi si: mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji; të jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave; të informon publikun për çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave; promovon dhe përkrahë të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale; vendosë lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; këshillon Parlamentin, Qeverinë, institucionet dhe organet e tjera të brendshme mbi masat legjislative dhe administrative në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fzikë për sa i takon përpunimit të të dhënave; kryen inspektime lidhur me zbatimin e këtij ligji; sipas rastit, kryen një rishikim periodik të certifkimeve të dhëna në pajtim me nenin 43 të këtij ligji dhe mund të tërheqë certifkimin, në rast se nuk plotësohen kriteret e certifkimit; me vetiniciativë ose me kërkesë, jep opinione për institucionet publike dhe organet tjera, si dhe publikon për çdo çështje lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia bashkëpunon me organet shtetërore, ndërkombëtare dhe organet e Bashkimit Evropian, lidhur me çështjet që konsiderohen të rëndësishme për qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Këtë s’e bënte as PAN-i: VV voton komisionerin që s’u vlerësua nga komisioni britanik
Ndryshe, personat që kanë votuar për dërgimin e këtyre emrave ishin anëtarët e Vetëvendosjes në komision, Enver Dugolli, Arber Rexhaj, Mefail Bajqinovci, Shqipe Mehmeti Selimi, Fatmir Humolli dhe përfaqësuesi i komuniteteve, Erxhan Galushi, teksa më së shumti pikë u dhanë për Enver Bujarin.
Në ndërkohë përsëritjen e këtij konkursi, e kanë kërkuar edhe nga shoqëria civile.
Sipas tyre, ka pasur parregullsi në procedurat e ndjekura në procesin e katërt të përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
“Në organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar shprehim shqetësimin tonë të thellë me parregullsitë dhe procedurat e ndjekura në procesin e katërt të përzgjedhjes së Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi”, thuhet në reagimin e shoqërisë civile.
Sipas tyre paneli intervistues i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetët Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Arber Rexhaj dhe Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe, kanë intervistuar kandidatët më 7 qershor 2021, pa praninë e anëtarëve të komisioniity nga opozita.
Sipas shoqërisë civile, procesi i verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar, intervistimi dhe poentomi nuk kanë garantuar vlerësim meritor të kandidatëve të intervistuar.
“Për këtë pozitë kanë kandiduar Edon Myftari, Enver Bujari, Krenar Këpuska, Krenare Sogojeva Dermaku, Sadik Kryeziu dhe Xhemshit Brajshori. Prej tyre u intervistuan tre, përkatësisht Edon Myftari, Enver Bujari dhe Krenare Sogojeva Dermaku. Disa minuta para intervistës është tërhequr Sadik Kryeziu. Deputetët prezentë vlerësuan me më së shumti pikë kandidatin Enver Bujari, përkatësisht me 69 pikë, kandidaten Krenare Sogojeva Dermaku me 63 pikë dhe kandidatin Edon Myftari me 61.5 pikë. Nga monitorimi direkt i këtij procesi, ne vlerësojmë se procesi i verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar, intervistimit dhe poentimit pas intervistimit nuk ka garantuar vlerësim meritor të kandidatëve të intervistuar, për disa arsye”, thuhet më tutje në reagim.
Kritika ata patën edhe për kandidatin që mori më së shumi poena nga komisioni vlerësues. Sipas shoqërisë civile i njëjti nuk ka dorëzuar biografi të njëjtë nga ajo që e ka dorëzuar në proceset paraprake.
“E para, nga analiza e biografive të të gjithë kandidatëve kemi vërejtur që biografia e dorëzuar në këtë proces nga z. Bujari nuk është e njëjtë me biografitë që ai ka dorëzuar në proceset e mëparshme në disa pika. Sipas biografisë së dorëzuar në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, z. Bujari kishte deklaruar që ka punuar si shef i njësisë për hetimin e narkotikëve në periudhën 2006-2019, në biografinë e dorëzuar në vitin 2020 ai kishte deklaruar se kishte punuar në atë pozitë në periudhën 2009-2020 ndërsa në biografinë e dorëzuar në vitin 2021 ai ka deklaruar se kishte punuar në atë pozitë në periudhën 2009-2019. Po ashtu, në biografitë e dorëzuara ka shpërputhje në datat e studimeve. Sipas biografisë së dorëzuar herën e parë dhe të dytë, ai e ka kryer fakultetin për shkenca politike dhe administratë publike në kolegjin “Fama” për dy vite (2010-2012) ndërsa sipas biografisë së dorëzuar herën e tretë ai ka kryer fakultetin për tri vite në një periudhë tjetër kohore (2007-2010). Poashtu, ai ka ndryshuar tri herë datat në të cilat ka bërë studimet në fushën e inxhinierisë, përfshirë emrin e institucionit arsimor. Ne shprehim shqetësimin tonë që paneli rekrutues nuk i ka verifikuar këto informacione”, kanë deklaruar nga shoqëria civile.
“Tutje, gjatë intervistimit paneli nuk ka përfillur metodologjinë e krijuar nga ekspertët britanikë, dhe e cila ishte pranuar nga Kuvendi për të siguruar meritokraci, integritet dhe legjitimitet të proceseve të përzgjedhjes. Pyetjet janë përpiluar pa praninë e monitorueseve nga shoqëria civile, për dallim nga proceset e kaluara kur ne jemi ftuar të jemi pjesë e tërë procesit. Po ashtu, herët e kaluara deputetët kanë bërë vlerësimin në mënyre transparente, duke bërë të ditur pikët e vlerësimit pas secilit intervistim dhe duke ofruar arsyetim për vlerësimin e bërë. Kësaj herë, deputetët kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë anonime duke mos dhënë arsyetim për pikët e dhëna. Kujtojmë që kandidati i vlerësuar më së larti nga Komisioni kësaj radhe ka kandiduar edhe në të gjitha proceset e kaluara, mirëpo ekspertet britanikë të cilët e kishin ndihmuar procesin e rekrutimit në vitin 2019 dhe në 2020 nuk e kishin vlerësuar me poena kaluese dhe nuk e kishin rekomanduar atë për pozitën e Komisionerit/es për Informim dhe Privatësi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqërisë civile.
Për ta ka qenë shqetësuese edhe mospërfshirija e opozitës në panelin intervistues.
“Ne gjithashtu ritheksojmë shqetësimin tonë në lidhje me përbërjen e panelit intervistues. Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, paneli është përbërë nga të gjithë anëtarët e Komisionit e jo vetëm nga një përfaqësues i partive politike, siç është praktika parlamentare deri tani. Përderisa partitë në pushtet kanë dështuar që të arrijnë konsensus për të mbajtur të përfshirë partitë opozitare, njëkohësisht ne konsiderojmë që opozita ka dështuar ta përmbushë obligimin që të përfaqësojë interesat e votuesve të vetë duke marrë pjesë në Kuvend dhe duke dhënë kontributin e saj”, thuhet në reagim.
Bekë Berisha pas votimit të komisionerit nga deputetët e VV’së: Ky as për rojtar s’bën












