Kokëçarje të rënda për MPJ-në e Kosovës: BE-ja pritet të flas në frëngjisht e jo në anglisht

Po bëhen plane që të zëvendësohet anglishtja me frëngjishten si gjuhën kryesore të punës në BE gjatë presidencës franceze, me takimet dhe dokumentet që do të shkruhen në frëngjisht prej vitit tjetër. Franca pritet të marrë kryesimin e Këshillit të presidencës së Bashkimit Evropian në vitin 2022, dhe po planifikon që ta përdor presidencën për […]
Franca pritet të marrë kryesimin e Këshillit të presidencës së Bashkimit Evropian në vitin 2022, dhe po planifikon që ta përdor presidencën për ta vendosur gjuhën e saj në Bruksel.
Një diplomat i lartë francez i tha Politicos: “Edhe nëse e pranojmë që anglishtja është gjuha e punës dhe praktikohet rëndom, bazat e shprehjes në frëngjisht mbetet në fuqi në instituciont e BE-së.”
“Duhet ta pasurojmë, dhe ta bëjmë të gjallë sërish që gjuha frënge të marrë sërish themel, dhe më së shumti, të japë shijen dhe krenarinë e shumëgjuhësisë.”
Nëse kjo ide shkon sipas planit, atëherë takimet do të mbaheshin në gjuhën frëngje gjatë presidencës gjashtë muajshe.
Kjo do të përbënte problem tepër të madh për diplomacinë kosovare që ka pasur problem të madhe në përvetësimin edhe të gjuhës angleze. Së fundi, MPJ-ja ka bërë disa postime tmerruese në Twitter e që u evidentuan nga qytetarët duke u pasuar me tallje të rënda. /Periskopi












