Koalicioni Global jep alarmin: ISIS po rizgjohet

Koalicioni Global jep alarmin: ISIS po rizgjohet

Nga takimi i Romës, fuqitë perëndimore paralajmëruan se Shteti Islamik vazhdon të përbëjnë një kërcënim që nuk duhet anashkaluar. Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetë shpalljes nga grupi terrorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja territoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për […]

Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetë shpalljes nga grupi terrorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja territoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për një grup pune që do të fokusohet tek përhapja e organizatës terroriste nga Iraku dhe Siria në kontinentin afrikan.

Zyrtarët perëndimorë të antiterrorizmit paralajmërojnë se ISIS-i, ose Daesh siç njihet ndryshe, ka gjetur mënyra jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur, duke e përqendruar gjithnjë e më shumë propagandën e grupit në territoret e e degëve afrikane.

“Druhemi se ai do të zgjerohet dhe do të përhapet në Afrikë”, deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio duke cituar atë që ai e përshkroi si një “thirrje ndihme” nga komunitetet në vende të tilla si Niger dhe Mali.

“Ne e dimë se shumë fshatra kanë rënë në duart e terroristëve”, u shpreh Di Maio duke shtuar se kërcënimi po rritet gjithnjë e më shumë.

“Tani po shohim se një numër celulash terroriste po përhapen në rajone të tilla si Saheli, ku padyshim që janë të pranishme rrugët kryesore të emigrimit, rrugët e atyre që vijnë në Evropë”, paralajmëroi ai.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë grupi i ri i punës për të luftuar ISIS-n, megjithëse lideret vunë në dukje nevojën për një “qasje të plotë”, e cila do të merrte në konsideratë faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe varfëria që mund t’i shtyjnë disa njerëz drejt ekstremizmit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?