Klinaku thotë se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë: Ju garantoj

Anëtari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka reaguar pas përfundimit të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se nuk do të ketë marrëveshje. Klinaku ka thënë se Kurti në negociata do ta bëjë nervoz Vuçiqin ashtu siç e bënte dikur Adem Demaçin. “Albin Kurti ka […]
Klinaku ka thënë se Kurti në negociata do ta bëjë nervoz Vuçiqin ashtu siç e bënte dikur Adem Demaçin.
“Albin Kurti ka arritur që në “negociata” ta bëjë nervoz Adem Demaçin e nuk po e bën Aleksandër Vuçiqin! “Ment ka me ia qit”! Ka me “tranu”! Ka me “sill e sorollatë” si Isa Mustafën”.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka garantuar se nuk ka marrëveshje.
“Për këtë, ju garantoj. Por, natyrisht, përfundim të dialogut apo marrëveshje, as mos pritni!”, ka shkruar në fund ai.
Ndryshe ka përfunduar takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ndërsa takimi ardhshëm është caktuar për datën 25 korrik./Periskopi/












