Kina vaksinon 1 miliard persona kundër COVID-19

Më shumë se 600 milionë qytetarë të Kinës kanë marrë të paktën njërën nga doza kundër koronavirusit, ndërsa vendi tani ka arritur edhe pragun e 1 miliard vaksinimeve gjithsej, si asnjë shtet në botë. Plani është që 40 për qind e 1,4 miliard banorëve të vaksinohen plotësisht para korrikut, dhe 70 për qind, brenda vitit. […]

Kina ka arritur një rekord vaksinimesh kundër Covidit-19, duke kryer mbi 1 miliard doza e duke u renditur para çdo shteti tjetër.

Rekordi u regjistrua të dielën, më pak se një muaj pasi vendi administroi 500 milionë doza.

Programi kombëtar i vaksinimit po ecën intensivisht, thonë autoritetet, me 10-20 milionë vaksinime të kryera në baza ditore.

Kina e nisi fushatën e imunizimit dhjetorin e kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka përdorur dy vaksina kryesore: prodhimet e kompanisë farmaceutike “Sinopharm” që është pjesërisht shtetërore, dhe të firmës “Sinovac”.

Të dyja vaksinat janë licensuar edhe nga OBSH-ja, por në testet e deritanishme efikasiteti i tyre ka qenë nën mesataren e alternativave, si “Pfizer/BioNTech” apo “AstraZeneca”.

1 miliard dozat e kryera në Kinë përbëjnë rreth 40 për qind të totalit të të vaksinuarve në gjithë botën, megjithëse Pekini ende nuk ka treguar se kur mund ta arrijë të ashtuquajturin imunitet të tufës prej Covidit-19.

Edhe në fundjavë, vendi raportoi më shumë se 20 raste bartëse të virusit korona, që në Kinë ka vrarë mbi 4,500 veta nga janari i 2020-es.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?