Kimete Berisha: Qeveria Kurti kujton se me sofizma e me dhurata ‘ujkun e bën dajë’

Kimete Berisha: Qeveria Kurti kujton se me sofizma e me dhurata ‘ujkun e bën dajë’

Publicistja e gazetarja Kimete Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se është qeveri mashtruese, pa këllqe, që bën alkimi dhe kujton se me sofizma e me dhurata ‘ujku e bën dajë’, transmeton Periskopi. Ndër të tjera ajo tha se në të kaluarën i ka ndihmuar VV’së megjithatë shprehet se është gabuar. “Unë ju kam […]

Ndër të tjera ajo tha se në të kaluarën i ka ndihmuar VV’së megjithatë shprehet se është gabuar.

“Unë ju kam ndihmuar (me t’hallall), kam punuar shumë për Vetëvendosjen dhe kërrsh jam bë me krejt për ‘ndryshim’, mendja ime.

Ama, kam gabuar!”, shkroi Berisha.

Postimi i plotë:

Gjejeni një Kimete më të ‘mirë’

A ju kujtohet filmi ‘God forgives….I don’t’ ?

Eh, në atë titull më gjen tani!

Jo Terence Hill se Terensi i hollë, por ‘Bud Spencer’, se gjithë kam pasur prirje kah trashësia, jam një njeri që u çu e u lind 6 kg, analizoje tash ti vet.

Unë ju kam ndihmuar (me t’hallall), kam punuar shumë për Vetëvendosjen dhe kërrsh jam bë me krejt për ‘ndryshim’, mendja ime.

Ama, kam gabuar!

Menjëherë e kam kuptuar se si krejt, ama komplet hajnat dhe të korruptuarit në administratë janë bërë ortakët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj qeverie, e cila i ka afruar, ngritur dhe shpërblyer vetëm ata që dinë me vjedh.

Këta djemtë e këto çikat e vetëvendosjes që vijnë në punë me pandufke, këta të stilit ‘granny’, me jaka aknagërsh përmbi xhemper, s’kanë çka më çojnë fjalë mua, sepse ‘unë nuk kthehem’.

Nuk kthehet loçka!

E kam tabiat t’keq.

As mos m’u kthe, as s’të kthehem.

(Nejse, dashnisë t’parë ju kam kthy mbas shumë kohe, por për këtë muhabet ju tregoj një herë tjetër).

Pse jeni idhnu prej meje?

Hatri është më i madh se zori!

Çka po ju duhem unë juve, nëse jam ‘kaq e poshtër’!

Unë s’kam gjë n’dorë!

Lumturia juaj me qeverinë nuk varet prej meje.

Nuk lexoj asgjë që më bën nervoz, asnjë shamje, asnjë ofendim nuk e lexoj kurrë.

Shumë e ruaj higjienën shpirtërore.

Ama, për ata që nuk besojnë, u them se nuk ka presion, nuk ka shamje, nuk ka ofendim, nuk ka frikë që ma ndryshon mendjen se kjo është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Është qeveri mashtruese, ama kopje, as mashtruese origjinale nuk është kjo qeveri, është pa këllqe, qeveri që bën alkimi, dhe kujton se me sofizma e me dhurata ‘ujkun e bën dajë’!

E, djalli vjen me dhuratë!

Mendja e Albin Kurtit, kur i përkrah ‘tipat e poshtër’, atyre ua zbut zemrën e ata pastaj bëhen me të.

Pra, mendon se i mund me të mirë. Punë për të!

Figurat e preferuara te Albin Kurtit tash për tash janë njerëzit e poshtër, të cilët mendon se janë të vetmit që ende i kanë mbetur pa i bë për vete.

Si ato çikat që u pëlqen dikush që’s’i bën hesap’!

Derisa po i bën ‘për vete’ njerëzit e poshtër, në të njejtën kohë po i humb njerëzit e mirë.

Veç Ibrahim Rugova deri tash e ka ditur se shqiptarët nuk i bën budalë, prandaj është i vetmi politikan që nuk e ka mashtruar askënd!

Kushdo që të mashtron-të merr për budallë. Kuptoje. Ose, mos e kupto, nuk më intereson.

Dhe falenderoju Zotit që jam e shpisë t’mirë, femër e nalne, se nëse kisha folë bash çka di e çka guxoj, e kishit pa ju çka është me qenë ‘e keqe’ e qysh është me dridh!

P.S. Stephen King është autori horrorëve më të frikshëm, ama natën fle me drita ndezur!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?