Këta janë deputetët e VV-së që po veprojnë në stilin “Pronto” e që po kritikohen nga Shoqëria Civile

Komisioni për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Kuvendit të Kosovës, do të disktuojë për propozimet e panelit për konkursin e përzgjedhjes së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe pritet t’ia dërgojë Kuvendit për votim. Por ky proces i përzgjedhjes u kritikua nga Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe nga deputetët e opozitës […]
Por ky proces i përzgjedhjes u kritikua nga Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe nga deputetët e opozitës të këtij komisioni.
Deputetët e Vetëvendosjes dhe pozitës, po tentojnë që në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi të vendosin njeriun që nuk i plotëson kriteret e parapara sipas ligjit.
Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe aktivistët që e kanë monitoruar përzgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, kanë kërkuar nga deputetët e pozitës që të përsërisin konkursin për arsye se kandidati Enver Bujari, i cili ka marrë më së shumti pikë, u vlerësua pa meritë.
Por kush janë deputetët e VV’së që përbëjnë këtë komision?
Deputetët e VV’së dhe pozitës në këtë komision që po tentojnë të shtyjnë përpara procesin jolegjitim të përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi janë:
Enver Dugolli, Arbër Rexhaj, Shqipe Selimi-Mehmeti, Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, ndërsa nga komunitetet janë: Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Ndërsa deputetët e opozitës, janë tërhequr nga përzgjedhja e Komisionerit për shkak që siç kanë thënë ata të manipulimeve në këtë proces.
Ndryshe, përzgjedhja e Komisionerit për Informim dhe Privatësi ka stagnuar tash e disa vite dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk ka Komisioner./Periskopi/
U notua më së paku nga britanikët: VV akuzohet se po zgjedh si komisioner konkurruesin joserioz












