Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës reagon pas inicimit të shkarkimit të anëtarëve të saj

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës reagon pas inicimit të shkarkimit të anëtarëve të saj

KPMSHCK konsideron se inicimi i procedurës për shkarkimin e anëtarëve të saj, i ngjan një gjyqi të njëanshëm me pasoja frikësimi, andaj i ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit të marrë masa për këtë situatë. “Inicimi i procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pa u përmbushur […]

“Inicimi i procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pa u përmbushur asnjë kusht ligjor, i ngjan një gjyqi të njëanshëm me pasoja frikësimi, denigrimi publik e dekurajimi profesional për anëtaret e organeve të pavarura, gjyqtaret dhe prokuroret në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të  tjerash në reagimin e tyre.

Ky është reagimi i KPMSHCK:

Këshilli ka bazë të mjaftueshme të konsiderojë se qasja e fundit e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës, është cenim dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si institucion i pavarur që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që e rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Inicimi i procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pa u përmbushur asnjë kusht ligjor, i ngjan një gjyqi të njëanshëm me pasoja frikësimi, denigrimi publik e dekurajimi profesional për anëtaret e organeve të pavarura, gjyqtaret dhe prokuroret në Republikën e Kosovës.

Etiketimi i anëtareve të Këshillit, për gjoja anshmëri në vendosje lidhur me rastin e N.K është edhe i pabazë edhe i papranueshëm, e as pretendimet e deklaruara nga disa anëtarë të këtij Komisioni nuk qëndrojnë.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, vendos vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave të dorëzuara nga palët dhe në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi. Si rrjedhojë siguron opinionin publik se edhe në rastin për të cilin aludohet, Këshilli ka vendosur mbi bazën e provave të dorëzuara nga palët në procedurë dhe në harmoni të plotë me legjislacionin e aplikueshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?